Lokale
Përmbyllet manifestimi kushtuar komandant Mjekrës
Manifestimi tradicional kulturo – sportiv “Flakadani Karadakut”, është mbyllur të martën me homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve ku pushon edhe trupi i komandant Mjekrës .
Familjarë , bashkëluftëtarë , veteran të luftës , përfaqësues të komunës së Preshevës dhe shumë qytetarë nga Lugina me një minutë heshtje kanë nderuar veprën e dëshmorit Nijazi Azemi.
Mustafë Shaqiri ish komandant i Zonës Operative të Preshevës dhe Ramadan Ismaili kryetar i OVL-së së UÇPMB-së thanë se qytetarët e Luginës duhet që çdo përvjetor të jenë në Viti , për të nderuar veprën e komandant Mjekrës, raporton RTP.
Kreu i OVL së UÇPMB- së Ismailji gjithashtu ka ftuar spektri Politik të Luginës për unifikim dhe respekt për dëshmorët e familjarët e tyre.
"Amaneti i dëshmorëve duhet të shkoj në vendin e tij dhe trojet shqiptare duhet të jenë të bashkuara", ka thënë me këtë rast Fehmi Rexhepi përfaqësues i OVL së UÇK –së në Viti .
Ndërkohë të pranishmit kanë bërë homazhe edhe para bustin të komandat Mjekrës, ndërsa OVL e UÇPMB-së homazhe ka bërë edhe në Caravajk e Kurbali në vendin ku ra heroikisht Nijazi Azemi .
Me rastin e këtij manifestimi po ashtu është zhvilluar edh enjë ndeshje futbollistike në mes futbollisteve nga Presheva dhe Vitisë.
Nijazi Azemi komandant Mjekra ra heroikisht në vijën e parë të frontit në fshatin Kurbali gjatë konfliktit të armatosur në mes të UÇPMB-së she forcave policore e ushtarake serbe.
Nijaziu ishte pjesë aktive e demonstratave të 28 marsit të viti 1989 , dhe më pas me të filluar lufta e UÇK-së ai iu bashkëngjitë brigadës ,,BEDRI SHALA ,, , ku dhe mori pjesë në betejën e lavdishme të thyerjes së kufirit shqiptaro – shqiptarë në Koshare.
Pas përfundimit të luftës së Kosovës, Nijazi Azemi kthehet në vendlindje me krenarinë e një çlirimtari, por me brengën se pjesët tjera të vendit ishin ende nën robëri dhe vuanin nga okupimi serb, dhe ai menjëherë iu bashkëngjitë UÇPMB-së ./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/mjekrra.png): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!