Përkujtohet poeti Demush Berisha në Preshevë
Nën organizimin e shoqatës së shkrimtarëve Feniks dhe në bashkëpunim me bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, në prani të familjarëve, miqve krijues, u mbajt Akademia Përkujtimore për poetin e ndjerë Demush Berisha.
Fillimisht me një minutë heshtje u nderua poeti i ndjerë Demush Berisha dhe më pas kryetarii shoqatës Biladh Maliqi lexoi biografinë dhe krijimtarinë letrare të Demush Berishës.
Pas çdo fjalimi pati deklamime poezish nga libri i Demush Berishës, të cilat i deklamuan: Linda Agushi, Marigona Fejzullahu dhe Ramize Halimi, pati edhe një poezi dedikuese për Demush Berishën nga poetja gjilanase Nazmije Hasani.
Në emër të drejtorit të bibliotekës të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti Hasan Hasani, organizatorë i bibliotekës.
‘’E nderuara familje Berisha, të nderuar miq dhe kolegë pranoni edhe njëherë ngushëllimet në emër të punonjësve të bibliotekës së qytetit Mehmet Jusufi.
I ndjeri Demush Berisha ishte një personalitet me virtyte të larta, pasi një jetë ai ia kushtoi kulturës dhe krijimtarisë letrare. Ndarja fizike është një proces natyrorë , por veprat e tij mbeten të përjetshme dhe udhëzues për brezat e rinj.
I ndjeri ka qenë njëri ndër bashkëpunëtorët kryesorë të bibliotekës së qytetit, pasi një kontribut të madhe e ka dhënë me botimet e tij, duke e pasuruar kështu bibliotekën Mehmet Jusufi’’, tha organizatori Hasani.
Ai po ashtu theksoi se i ndjeri Demush Berisha ishte promotor i zhvillimit të letërsisë, pasi kontributi i tij ka qenë edhe për mes librarisë ‘’Drita’’ duke mundësuar kështu një urë lidhëse autorëve vendas dhe institucionit tonë.
‘’I ndjeri edhe bisedën e rëndomtë e kishte në interpretim letrarë, pasi ndo herë insistimi i tij ka qenë që libri të jetë shok i pandarë i secilin e sidomos të rinjve .
Biblioteka e qytetit për të ishte shtëpi e dytë pasi ai çdo ditë na vizitonte duke na inkurajuar që të vazhdojmë në rrugëtimin tonë.
Poeti Demush Berisha është ndër poetët për fëmijë që me poezitë e tij i ka qëndruar afër imagjinatës dhe botëkuptimit të tyre.
Ndarja fizike ka ndodhur veprat e tij e bëjnë në mes nesh. I lehtë i qoftë dheu ‘’,tha në fund organizatori I bibliotekës së qytetit Hasan Hasani.
Në shenjë respekti nga biblioteka e qytetit iu nda mirënjohje për kontribut për kontributin e dhënë nga i ndjeri poetit Demush Berisha’’,
Edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, z. Valon Nuhiu, i shprehi ngushëllime familjes Berisha në emër të institucionit të cilin e drejton.
Ndërsa pati edhe evokime kujtimesh dhe diskutime nga : Rexhep Abazi zv/ kryetar i Shoqatës, Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK, Hysen Këqiku, Avni Shaqiri, Halim Hasani, nënkryetar i Shoqatës dhe Nehat Ramizi.
Në fund para të pranishmëve, në emër të familjes, me një fjalë përshëndetëse u paraqit z. Metush Berisha, i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë Akademi për vëllain e tij dhe foli në pika të shkurtra për të ndjerin Demush Berisha.
Vlen të theksohet se Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” e nderon me titullin anëtar nderi poetin Demush Berisha, pas vdekjes. Mirënjohjen e pranoi vëllai i tij Metush Berisha.