Lokale
Përgjigjen hakerët shqiptarë: “Bujanoci, Presheva e Medvegja, përbëjnë Kosovën Lindore”
Pas lajmit të publikuar në Portalin Informativ Titulli, që hakerat serb të njohur si “Serbian Anonymous” sulmuan web-faqen e komunës së Bujanocit (www.bujanovac.rs), ku në të shkruhej “Bujanoci është Serbi”, “Kosova është Serbi” dhe “shtëpia e verdhë është krim”, dhe të bashkangjitur edhe foton e tenistit serb Novak Gjokoviq”, kanë reaguar menjëherë hakerat shqiptarë.
Të parët që reaguan ishin “Ethnic Albanian Hackers”, si kundërpërgjigje ndaj hakerave serb, ata sulmuan faqen e komunës së Zhabarit, (www.zabari.org.rs), raporton Titulli.
Sapo të hyni në këtë faqe, ju do të mund të shihni fotografinë e lënë nga “Ethnic Albanian Hackers”, ku shihen shumë personalitete të shquara që morën pjesë në krijim e shtetit shqiptar.
“Kosova nuk ka qenë dhe as kurrë nuk do të jetë Serbi. Në territorin e Kosovës, këtu nuk ka vend për Serb! Serbët ishin ata të cilët u pranuan si “Sllavë” në vendin tonë nga të parët tanë ILIRËT”, thuhet në mesazhin e lënë nga hakerat shqiptarë.
“Ndoshta tani për tani, në hartën tuaj figurojnë se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci janë pjesë e juaja, mirëpo historikisht dihet se këto pjesë, kanë qenë pjesë të Kosovës. Pra të gjitha ato treva përbëjnë Kosovën Lindore… Po afrohet kur të krijohet Shqipëria e Madhe”, ishte mesazhi i lënë nga hakerat shqiptarë me emrin “Ethnic Albanian Hackers”.
Ata po ashtu uruan edhe kthimin e Ramush Haradinaj duke shkruar : "Po ashtu ju urojmë të gjithë shqiptarëve lirimin e Ramush Haradinaj. Tribunali i Hagës ,është krijuar për Serbinë, sepse ata kanë kryer krime , ndërsa ne jemi viktima të një gjenocidi të bërë në Kosovë".
“Ethnic Albanian Hackers”, kanë deklaruar se ata nuk do të ndalen më sulme përderisa Serbia të mos kërkojë falje nga Kosova , si dhe të heq dorë plotësisht nga ajo.
Web-faqja e komunës së Bujanocit, u sulmua një ditë pasi shqiptarët e Bujanocit kanë festuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Një sulm të tillë kjo faqe zyrtare e Komunës së Bujanocit pati edhe më 21 shtator të këtij viti/Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/hacking-komuna-e-Zhabarit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!