Përfaqësuesit e 3 partive shqiptare në Luginë të Preshevës në SHBA: Kush financoi udhëtimin e tyre?
Përfaqësuesit politik të 3 partive politike shqiptare në Luginë të Preshevës kan udhëtuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të ken takime me komunitetin shqiptaro-amerikan.
Takime janë paralajmëruar nga Ardita Sinani , Ragmi Mustafa, Nagip Arifi dhe Shaip Kamberi.
Jo zyrtarisht mësohet se udhëtimi i tyre paguhet personalisht ndërsa për shpenzimet e kryetarit të komunës së Bujanocit nuk janë dhënë sqarime se a do të shpenzojë mjete nga buxheti komunal.
Gjithashtu sipas informatave jozyrtare ftesën e kan marrë nga shoqatat e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe shumica e takimeve me faktor politik amerikan realizohet përmes grupeve lobuese që shumicën e rasteve janë me pagesë në SHBA.