Përfaqësuesit e Luginës takohen me presidentin e Shqipërisë
Lokale

Përfaqësuesit e Luginës takohen me presidentin e Shqipërisë

05.Apr.2013 23:43
0
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot pasdite një delegacion nga Lugina e Preshevës, i përbërë nga Kryetari i Komunës Preshevë, Ragmi Mustafa, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe kryetarin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliun. Gjatë takimit u bisedua për çështjet që shqetësojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, me fokus të veçantë, statusi i shqiptarëve të Luginës, çështjet ekonomike, të sigurisë, arsimit dhe kulturës. Presidenti Nishani i garantoi përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës se Shqipëria do t’i kushtojë vëmendjen e duhur zgjidhjes së problemeve të parashtruara prej tyre dhe kërkoi që liderët e Luginës të vazhdojnë dialogun politik dhe rrugën institucionale për realizimin e kërkesave të shqiptarëve që jetojnë atje. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se garantimi i sigurisë dhe rritja e investimeve janë faktorët bazë për ekzistencën e faktorit shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe se për këtë duhet të punohet me plan dhe projekte konkrete.

arberi-studentet

Gjatë qëndrimit në Tiranë delegacioni takoi edhe disa nga studentët e Luginës që studiojnë në Universitetin e Tiranës me të cilët biseduan për kushtet e studimeve dhe mënyrën se si do të munden të ndihmohen me stimulime nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës në mënyrë që të tregojnë rezultate të shkëlqyeshme në Universitetin e Tiranës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/arifi-nishani.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Presheva kërkon Repartin e Kirurgjisë
Stankoviq: Kompleksi memorial i UÇPMB-së nuk ka leje ndërtimi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration