Përfaqësues politik të Luginës të ftuar në SHBA nga Diogardi apo departamenti i shtetit?
Lokale

Përfaqësues politik të Luginës të ftuar në SHBA nga Diogardi apo departamenti i shtetit?

13.May.2019 11:25
0

Tre përfaqësues politik nga Lugina e Preshevës kanë udhëtuar gjatë ditës së sotme për vizitë 7 ditorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesëmarrësit janë Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe nënkryetarja e kësaj partie Ardita Sinani si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa, shkruan Titulli.com.

Përmes një informate të publikuar nga PVD thuhet se do të zhvillohen takime të rëndësishme me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë dhe Këshillit Kombëtarë të Sigurisë.

“Vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe realizimi i takimeve të shumta me personalitete dhe përfaqësues të ndryshëm të SHBA-së do të jetë mundësi e mirë e diskutimit për Luginën e Preshevës, situatën politike dhe ngecjen e realizimit të plotë të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, thuhet mes tjerash në informatën e PVD-së.

Ndërsa Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH-së do të diskutohet rreth statusit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe bashkimin me Republikën e Kosovës.

“Janë konfirmuar takimet në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhe, Këshillin Kombëtar të Sigurisë, me Kongresistë Amerikan me Drejtoreshën e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Dr. Stanton dhe përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan, mandej me ish kongresistin Amerikan mikun e shqiptarëve Joseph Dio Gardi dhe bashkëshorten e tij gjithashtu veprimtare e denjë për ngritjen e zërit të saj të fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve edhe në Luginë të Preshevës, zonjën e shquar Shirley Dio Gardi si dhe me senator Amerikan”, është shprehur Mustafa përmes një postimi në facebook. 

Nga publikimet e pjesëmarrësve të kësaj vizite në SHBA nuk është sqaruar se kush është organizatori i kësaj vizite, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane  udhëhequr nga Josef Diogradi apo Departamenti  Shtetit.

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane është themeluar në vitin 1989 dhe përfaqëson një grup lobimi shqiptaro-amerikan që prezantojnë shqetësime dhe interesat e shqiptarëve në SHBA dhe Ballkan./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/iga-shqiptare-diogardi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration