Përfaqësues politik të Luginës përfundojnë vizitën në SHBA (deklarata)
Lokale

Përfaqësues politik të Luginës përfundojnë vizitën në SHBA (deklarata)

18.May.2019 01:07
0

Përfaqësues politik nga Lugina e Preshevës kanë përfunduar vizitën e tyre 1 javore në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, nënkryetarja e kësaj parti Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafa nga Partia Demokratike Shqiptare janë shprehur të kënaqur me takimet që kanë zhvilluar gjatë vizitës, shkruan Titulli.com.

Më poshtë mundë të lexoni disa nga deklaratat e tyre të publikuar në profilet e tyre në facebook. 

Shaip Kamberi:

-Gjendja Aktuale politike dhe pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës ishte tema e takimit tonë, sot, në Komitetin për të drejtat e njeriut-Tom Lantosh të Kongresit të SHBA ku u takuam me dr. Kimberli Stanton, Piearo A. Tozi - këshilltar politik në Kongres, Sarah E. Garding nga Qendra hultuese e Kongresit dhe Jason Stainbam- drejtor i Komitetit për punë të jashtme i Kongresit amerikan.

Me këtë takim e përfunduam agjendën e takimeve zyrtare në D.C.

-Gjatë ditës së sotme ( e mërkure)në Washington DC patëm takim në National Endoëment for Democracy (NED) për projekte lidhur me fuqizimim e demokracisë, ndërkohë, në Universitetin Jon Hopkins patëm rastin të takojmë profesorin Daniel Server, njohës i mirë i rrethanave të rajonit tonë, me të cilin biseduam për perspektivat e Luginës së Preshevës në dritën e marrëveshjes së pritur mes Kosovës dhe Serbisë.

-Gjatë vizitës në Washington DC, bashkë me nënkryetaren e PVD-së Ardita Sinani dhe kryetarin e PDSH-së, Ragmi Mustafa, veç takimeve që patëm me përfësues të Ligës shqiptaro-amerikane, në Kongresin e SHBA-së takuam kongresmenë nga radhët e Demokratëve dhe Republikanëve me ç’rast u takuam edhe me liderin e Rebublikanëve, Kongresistin Kevin Mec Carty.
Ditët në vijim në pritje të takimeve të ndryshme që do të kemi në Shtëpinë e përfaqësuesve të SHBA.

 

Ragmi Mustafa: 

-Në ditën e pestë dhe të fundit të agjendës në mënyrë të denjë raportuam për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës para ekipit katër antarësh të komitetit për të drejta tè njeriut Tom Lantosh, organ i kongresit Amerikan. Gjithsesi edhe kësaj radhe është shprehur gatishmëria e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ribashkim me Kosovën. 

-Ishte kënaqësi dhe privilegj të takoheshim me z. Major Richie Sands, Defense Felloë në Senatin e SHBA-ve. Në këtë takim kemi shtjelluar njëlloj si në të tjerët temat aktuale politike në Luginë të Preshevës e rajon. Zotimet e zotit Richie Sands janë që me bashkëpuntorët e tij nga Senati Amerikan seriozisht të angazhohet për çështjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës duke mos anashkaluar dhe zgjidhjen e statusit politik të shqiptarve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. 

-Në mëngjesin e ditës së katërt të vizitës në Washington DC, ishte privilegj i madh për NE pranimi në State Departamentin e shtetit Amerikan. Një pritje e ngrohtë vëllezrore, e sinqertë dhe shumë frytëdhënse. Temë boshte ishte çështja e Luginës së Preshevës në fazën përmbyllse të bisedimeve Prishtinë - Beograd. Presheva, Bujanoci e Medvegja nuk do mbeten jashta agjendës së bisedime por as jashta agjendës Amerikane. Zoti e bekoftë Amerikën.
Në vijim të ditës së sotme do të takohemi edhe me senator të Senatit Amerikan.  

-Në vizitën zyrtare të datës 13 e 14 maj 2019 në Washington DC, fillimisht takuam zotin Joseph DioGuardi dhe bashkëshorten e tij Shirley Cloyes DioGuardi. Bashkë me dy përfaqësuesit e tjerë të shqiptarëve në Luginë, kryetarin e PVD-së z. Shaip Kamberi e njëherit kryetar komune në Bujanoc dhe nënkryetaren e PVD-së z-një Ardita Sinani e njoftuam kryetarin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me situatën e rëndë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Bashkë me bashkëshortët DioGuardi dhe veprimtarë të tjerë shqiptar nga gjitha trojet shqiptare është marrë pjesë në ceremoninë e ambasadës së Lihtenshtajnit, ku ishte një rast i mirë të takohen përveç shumë shqiptarëve nga gjitha trojet por edhe ambasadoren e Lihtenshtajnit dhe diplomat të ndryshëm Amerikanë.

Në ditën e dytë të vizitës aktivitetet ishin edhe më të shtuara, pjesmarrja në takimin vjetor të ish kongresistëve Amerikanë dhe shumë autoriteteve politike e diplomatike në SHBA. Edhe në këto takime është përfituar nga rasti që t'u shpjegohet autoriteteve të ndryshme Amerikane si dhe shqiptarve të Amerikës domosdoshmërinë dhe arsyeshmërin e kërkesës së shqiptarve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për bashkim me Kosovën.

Ishte rast i mirë që të takojmë dhe zonjën Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së e cila ishte bashkë me delegacionin e sajë pjesë e manifestimeve e takimeve dy ditore në Washington DC.

-Në pasditën e ditës së katërt të vizitës në Washington ishte takimi me këshilltaren për legjislacion të senatores Joni Ernest. Senatorja, na nderoi me flamurin amerikan si dhuratë i cili ka valuar në Capitol Hill të SHBA-ve. 
Gjithsesi, bashkë me flamurin edhe një fletdedikim dhe motivacion të përcjellur. Edhe në këtë rast hollësisht janë prezentuar problemet e shqiptarëve në Luginë por edhe propozimi për zgjidhje, si zakonisht bashkimi me Kosovë.  

Ardita Sinani:

-Takimi i fundit në këtë vizitë zyrtare në Komitetin e drejtave të njeriut të Kongresit Amerikan në të cilin ishte prezent edhe përfaqësuesi i Komitetit të Helsinkut!

-Me këshilltaren për siguri nacionale, e Senatores Joni K. Ernst! Nder dhe privilegj të marrim dhuratë nga Senatorja flamurin Amerikan që ka valvuar në ndërtesën e Capitol Hill-it!

-Gjatë takimeve të mbrëmshme dhe të sotme në Washington, në Kongres me figura të shumta si ishkongresmen dhe kongresmen si psh. Kevin McCarthy, me Ambasadoren shtetërore dhe ishkongeristen me prejardhje arbëreshe Connie Morella( Constance Albanese) si dhe me anëtarët e Ligës Qytetare Shiptaro-Amerikane!
Gjatë tërë kohës ishim të shoqëruar nga Joe Diogardi. 
Pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është temë e diskutimeve në çdo takim! 

Këtë përfaqësues politik nga Lugina e Preshevës po qëndrojnë për vizitë 7 ditore në SHBA me ftesë të Ligës  Qytetare Shqiptaro-Amerikane të udhëhequr nga Josef Diogardi./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-server.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration