Përditësimi i madh vjetor i Windows 11: Pesë funksionalitete të reja që duhet të provoni
Shkencë dhe teknologji

Përditësimi i madh vjetor i Windows 11: Pesë funksionalitete të reja që duhet të provoni

05.Feb.2023 15:39
0

Së fundi mund të keni parë kompjuterin tuaj Windows të përditësohet vetvetiu, pavarësisht nëse keni dashur apo jo, me Microsoft që filloi të kalojë në mënyrë automatike kompjuterët drejt versionit të fundit Windows 11 në fund të Janarit. 

Ka shumë gjëra të reja që duhen parë në Përditësimin Windows 11 2022 dhe që bart emrin e koduar 22H2. Sistemi është përmirësuar në tërësi dhe me shumë gjasa keni vënë re disa prej ndryshimeve më të dukshme të ndërfaqes si ikona të reja.

Këto janë pesë ndryshimet substanciale që duhet të kontrolloni fillimisht në Windows 11 2022. 

Clipchamp: Një video editor i ri

Windows tashmë ka një video editor të ri: Clipchamp. Është një pasardhës i Windows Movie Maker, është më i thjeshtë dhe më i aksesueshëm sesa editorët profesionalë. Është pikërisht ajo gjëja që keni nevojë për të ndarë një video YouTube me miqtë. Mjeti përmban funksionalitete bazike editimi dhe një kohështrirje dhe mbi të gjitha mund të ngarkojë në mënyrë direkt në YouTube, TikTok dhe shërbime të tjera. 

Nga Windows 11 22H2, Clipchamp duhet të jetë i përfshirë në sistemin tuaj operativ dhe mjafton ta kërkoni nga menuja Start. Nëse ende nuk është mund ta shkarkoni nga Microsoft Store falas.

Tabet në File Explorer

Përdoruesit e avancuar të kompjuterëve e kanë pritur prej kohësh këtë gjë. Tabet janë një funksionalitet më i avancuar për shfletuesit e skedarëve që janë përdorur prej dekadash në shfletuesit e internetit dhe Microsoft ka vendosur më të fund ti sjellë në Windows 11 2022.

Për të hapur një tab të ri në dritare Explorer mjafton të klikoni ikonën “+” në shiritin e menusë. Ato funksionojnë njëlloj si në çdo shfletues modern edhe pse nuk mund tu ndryshoni renditjen me tërheqje.

LEXO EDHE:  Startupi nga Kosova Rubik ngriti një investim prej 3.5 milionë dollarësh

Direktoritë në Menunë Start

Nëse pëlqeni të keni shumë aplikacioni për akses të shpejtë në Menunë Start, do të dashuroni funksionalitetin e ri. Funksionon thuajse njëlloj si direktoritë në ekranin Home të një telefoni Android dhe iOS. Dy ose më shumë shkurtesa mund të kombinohen në një direktori dhe çdo direktori mund të ketë një emër.

Për të fituar thjeshtë klikoni dhe tërhiqni një prej ikonave të menusë Start mbi një ikonë tjetër. Do të shihni të dyja të zvogëlohen dhe me të lëshuar butonin e mausit direktoria do të krijohet në mënyrë automatike.

Klikoni mbi direktorinë e re nëse dëshironi ta ri-emërtoni. Programe të tjera mund të shtohen në këtë direktori dhe mund të keni prej tyre sa të dëshironi.

Mënyra të reja të përdorimit të Snap Bar

Snap Bar është një prej mjeteve më të dobishme të punës me disa aplikacione në versionet e fundit të Windows. Mund ta keni evidentuar shpesh kur tërhiqni dritaret mbi ekran rreth skajeve të desktopit. Është ajo gjëja që bën të mundur përgjysmimin apo sistemin e disa dritareve njëherazi në ekran i cili mund të ndahet deri në 6 pjesë.

Vendosni kursorin e mausit tuaj në butonin e zmadhimit të një dritareje mes butonin të mbylljes (X) dhe zvogëlimit (-) në cepin e djathtë lart. Do të shikoni 6 mënyra e sistemit të dritareve mbi ekran. Këtë rregullim mund ta bëni edhe duke përdorur komandën Win + Z.

NotePad i rimodeluar

Është një prej mjeteve më të vjetra në mos më të thjeshta të Windows, por ky editor bazik teksti është më i aftë sesa mendoni ju. Në versionin e thjeshtë ka opsione personalizimi me sfond të bardhë dhe të zi.

LEXO EDHE:  Balkathon 3.0 ftesë ideve dhe zgjidhjeve më të mira dixhitale të Ballkanit Perëndimor

Por Microsoft kishte rezervuar më shumë për NotePad. Në versionet eksperimentale të Windows 11-ës aktualisht NotePad po testohet me tabet implementuar ngjashëm me Windows Explorer.

/PCWorld Albanian/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/indows-11-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Plani franko-gjerman, Kurti e diskuton me përfaqësuesit shqiptarë dhe boshnjak në Serbi
Endofrina: Rritja e humorit në mënyrë natyrale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration