Për vijat e kuqe nuk ka dritë jeshile !!!
Vështrime

Për vijat e kuqe nuk ka dritë jeshile !!!

09.Mar.2013 11:23
0
Konflikti në mes të NATO-së dhe Jugosllavisë së mbetur, në qershor të vitit 1999, nuk e kishte zgjidhur statusin final të Kosovës. Kjo çështje e kishte vërë në lëvizje faktorin ndërkombëtar për ta përshpejtuar diplomacinë e negocimit dhe zgjidhjes rreth statusit të Kosovës nga se nuk kishte kohë për të pritur më gjatë, por që tani e 14 vite kjo urgjencë ishte zvarritur deri në ditët e sotëm,  dhe për të ardhur në një dialog-negociatë të drejtpërdrejtë shqiptaro-serbe.   Shkruan: Ylber Aliu; ylber aliuDiskutimi përfshinte një spektër të gjerë të opsioneve të cilat do të hidheshin në tryezë të negociatave e të cilat tani vetëm se janë përfshirë për diskutim dhe tashmë kanë hyrë në fazën para-finalizimit. Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës dëshmoi se Kosova nuk din të bëjë dallimin e politikës së jashtme me atë të politikës së brendshme! Politikë e jashtme është kontrata-pakti ndërshtetëror në mes të  dy shteteve sovrane me status të barabartë në tavolinë të negociatave. Politikë e brendshme është krijimi i asociacioneve të  mundshme ndër komunale apo komunale të pjesëtarëve të komuniteteve si të përziera apo një nacionale në shtetin e Kosovës! Nga tre opsionet e pasluftës të mundshëm apriori dy ishin eleminiuar si jo reale për atë kohë: 1.Pavarësi e menjëhershme dhe secesion vetëvendosës 2.Kthimi i Kosovës nën sundimin e Jugosllavisë (Unionit personal Serbi-Mali i Zi) gjegjësisht të Serbisë pas shpërbërjes së këtij të fundit. Dhe opcioni i tretë duhej eleminuar si jo përkatës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, pas realitetit të ri të krijuar, e ky ishte: 3. Ndërrimi regjional i kufijve, në përpjekje për të zgjidhur dallimet ndëretnike. Këto ishin opinione-opsione të Institutit për Paqe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Raportin Special të përgatitur enkas për Statusin Përfundimtarë të Kosovës dhe marrëveshjet tej kufitare.( Gaz. Zëri; datë, 7. shkurt 2003) Negociatat statusore shqiptaro-serbe Një element i patejkalueshëm rreth negociatave për Statusin Final ishin diskutimet direke ndërmjet qeveritareve në Prishtinë (IPVQ-) dhe atyre në  Beograd me ndërmjetësimin ndërkombëtar dhe për këtë Instituti Amerikan për Paqe kishte vlerësuar se lidershipi i Shteteve të Bashkuara dhe menaxhimi prej tyre është më se i nevojshëm për suksesin e negociatave dhe “përmbylljen e tyre”. Instituti për Paqe kishte vlerësuar se për çfarëdo zgjidhje patjetër do të jenë të nevojshme  angazhimet tej kufitare për të siguruar respektimin e interesave të Kosovës në radhë të parë, fqinjëve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtar. Përfaqësuesit e Evropës dhe SHBA-ve ishin pajtuar që pas përfundimit të konfliktit NATO-JUGOSLLAVI të shtyhet zgjidhja e Statusi Final  i Kosovës nga dy arsye: - pala e prekur serbe nuk ishte e sigurt se çfarë do të mund të fitojnë serbët në Kosovë; - pala shqiptare e kishte vlerësuar se kjo periudhë mund të shfrytëzohet për ndërtimin e strukturave të pushtetit nga të cilat pritej që do ta sjellin PAVARËSINË. Opsionet për zgjidhjen e mundshme sipas Institutit për Paqe janë: 1. Kosova mbetet protektorat ndërkombëtar në kohë të pacaktuar; 2. Kantonizimi/Decentralizimi; 3. Federatë e lirshme; 4.Komonvelth/funksionimi si shtet i pavarur dhe me antarsim në KB/ si Kanadaja, Australija/( as Tiroli, as Timori, Tibeti) 5.Vendim për panel ndërkombëtar me datë të caktuar; 6.Pavarësi e kushtëzuar; 7.Pavarësi në kufijtë ekzistues me datë të caktuar; 8.Pavarësi me ndarje. Opsioni 2, kishte prekur edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës  dhe shqiptarëve të Maqedonisë për të drejtën e tyre në Autonomi. Po ashtu Opsioni  8, kishte paraparë që komunat ku dominojnë Shqiptarët në Jug të Serbisë do  të bëheshin pjesë e Kosovës, por do ishte precedent ligjor-statusor për Bosnjën, Maqedoninë dhe Serbin. Shqiptarët do të dëshironin edhe më tej Trepçën, kurse serbët do të dëshironin qytetet serbe në jug të Lumit Ibër dhe Luginën e Preshevës. Ky opsion vetëm se është në realizim, zbatim dhe përfundim në dëm të vetë Kosovës e bashkë me këtë edhe të shqiptarëve të Luginës. Marrëveshja eventuale për Luginën e Preshevës nuk do të ishte prioritet zbatimi për faktorin ndërkombëtar! Negociatat Prishtinë-Beograd që janë në zhvillim e sipër gjithnjë e më shumë vënë në dukje të gjitha çështjet duke e përfshirë edhe çështjen e Luginës së Preshevës për ardhmërinë e Kosovës dhe fqinjëve të saj duke i patur për bazë efektet dhe shtrirjen në baza më të gjëra. Kosova dhe shqiptarët e Luginës  mund të jenë vërtetë të sigurt në një regjion të sigurt/të mbrojtur,  mirëpo kjo gjendje dhe kjo situatë e krijuar tashmë është më e pasigurta në kontinentin e vjetër. Përfundimi i bisedimeve me siguri se do të prekë edhe çështje tjera të cilat do të ndikojnë  në sigurinë rajonale, duke përfshirë edhe demilitarizimin e tërësishëm të zonës së banuar me shqiptar nga prezenca e tepruar e pjesëtarëve të xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe si njëri nga rajonet më të militarizuara në Evropë bile edhe nga ato rajone Aziatike e Afrikane të  përfshira në konflikt, caktimin e nivelit të integrimit të Luginës sipas parimit RECIPROCITETIT në jetën politike serbe dhe ruajtjen e Maqedonisë si shtet unitar?! Platforma politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës e viti 2006(madje kjo Platformë është tërësisht NUL) si dhe Plani i Çoviqit i nënshkruar nga pala shqiptare pa u debatuar dhe pa autorizimin e organeve përfaqësuese të Luginës nuk asocionjn me demokracinë përfaqësuese të popullit dhe nuk kanë vlerën ndonjë dokumenti valid apo edhe të zbatueshëm( edhe pse plani i Covicit në shumë pika është zbatua). Këto dokumente nuk kanë të paraparë shkallën e nivelit të integrimit të Luginës së Preshevës në jetën politike serbe .Këto dokumente duhet të rishqyrtohen me qëllim të caktimit të kritereve për përfshirjen e shqiptarëve të Luginës në jetën politike shtetërore sërbe. Tani bisedimet Prishtinë-Beograd duhet të përfundojnë me rezultime: - për mos cenim të kufijve; - respektim të të drejtave për pakicat në nivel reciprociteti ; -garantimi i të drejtës për kontakte mes Pakicës dhe vendit Amë ; -ruajtjen e përmendoreve që kanë vlera universale. - qarkullimin e lirë të informatave kulturore mes pjesëtarëve të Pakicave dhe shteteve amë. Kërkesa për krijimin e Asociacionit të komunave me  pjesëtar të caktuar të një komuniteti nuk është më “Asociacija” në Kosovë por Asocionë, Serbia në Kosovë, nuk është sinonim bashkpunimi por veprim sabotimi i shtetësisë së Kosovës, nuk është faktor stabiliteti dhe prosperiteti për Kosovën por sinonim i destabilitetit dhe jolojalitetit ndaj shtetit të sapo ndarë nga ajo. Paradokset e jetës i krijon jeta vetë! Mirëpo, pse se Amerika të frikësohet nga ky sinonim e Kryeministri i Kosovës ta minimizojë këtë bile edhe ta kualifikojë si OJQ-ë? Kjo ashtë një recetë e mishmashit shqiptarë për krijimin e labirinteve nga të cilat nuk mund të dalë as vetë përpiluesi e lëre më zgjidhësi i këtij rebusi! Të bërit e politikës pa kokë fare apo me kokë te poshtë është të bëhesh me dashje makush që nuk i vyen askujt! Nuk e kishte thënë së koti Faik Konica i madh se nëse serbit ia hap kapixhikun/derën/ ai fiton të drejtë ta përvetësoj gjysmën e oborrit nga se e ka parë atë, e nëse e fton brenda dhe e gostit me kafe do e përvetësoj filxhanin nga se ka pirë kafe me te!!! Faiku nuk kishte jetuar kurrë me këta fqinjë, por i kishte kuptuar mirë e drejtë, një herë e përgjithmonë! Dhe për fund, Platforma e shqiptarëve duhet të jetë kundër-arma për fqiun! E vërteta; - Ne gënjejmë për ta lajthitur vetë veten, për ta ngushëlluar tjetrin, - gënjejmë nga vetmëshira, - gënjejmë nga turpi, të inkurajojmë,ta mshefim mjerimin tone; - gënjejmë nga sinqeriteti, - gënjejmë shkaku i lirisë, - gënjeshtra është element i patriotizmit serbë dhe vërtetim i inteligjencës sonë të lindur, - në Serbi çdo gënjeshtër në fund bëhet e vërtetë, - gënjejmë krijueshëm, imagjinueshëm dhe ndërrueshëm - gënjeshtra është interes shtetërorë serbë; - gënjeshtra është në vetë qenien serbe; - serbët gjatë historisë shumë herë i ka shpëtuar gënjeshtra (D. Qosiq; Deobe, lexo: Dyndjet)copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/kufiri-maqedoni.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Decenia e punës së RTV Spektri
Ku jeni?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration