Ku jeni?
Vështrime

Ku jeni?

09.Mar.2013 00:10
0
Nga thellësia e zemrës bashkndjejë vuajtjet e popullit Shqiptarë në Maqedoni, Preshevë,etj. Shkruan: Leonard Miftaraj Leonard Miftaraj Unë si shqiptar nuk pres nga të tjerët të marrin masa rreth cenimit të drejtave vetëm e vetëm pse jemi Shqiptarë. Unë dhe shumë të tjerë që jemi të lumtur si Shqiptarë me dy shtete me dy kryeministra Berisha e Thaçi, unë ndoshta do të ju kuptoj a nëse nuk do të mund të flisni për Shqipërinë e madhe shkaku i Europës dhe proceseve tjera politike por asnjë shqiptar nuk mund të ju kuptoj pse jeni kaq të butë në këto momente kur rrihen dhe maltretohen Shqiptarët në Maqedoni, luhet me gjakun e dëshmorëve (Përmendoren) në Preshevë, luhet në njërën apo tjetrën mënyrë me identitetin shqiptar. Ju udhëheqës të Shqiptarëve që udhëhiqni falë votave të shqiptarëve u keni borxh Shqiptarëve që të punoni në interesin e tyre. Nuk mund në asnjë mënyrë të arsyetohen gabimet e juaja kam fjalën për Berishën dhe Thaçin të cilët edhe këto probleme madhore mundohen të jenë më katolik se papa. Ku asnjëri nga këta nuk është në gjendje të ngreh zërin ti dal zot shqiptarëve mos të pret mitingjet për deklarata dhe për fjalë të kota se edhe këto fjalë të ëmbla që po na kënaqin në manifestime të ndryshme po i bie vlera në momente kur fjalët duhet shndërruar në vepra. Kur thash më katolik se papa pata fjalën më të urtë se urtësia dhe me demokrat se vet nocioni demokraci, ju të nderuar kryeministra keni forcën dhe mundësinë që së paku këto probleme mos ti adresoni në vendin e shurdhër. Në këto momente njeri nga ju mund ti bëj edhe një vizitë urgjente Maqedonisë, mund ti dërgoj notë proteste ambasadave të tyre, mund ti ngrisni këto çështje dhe në këshillin e sigurimit ti kërcënoni pse jo të përmendni dhe termin luftë kundër atyre që synim kanë uljen, luajtjen, cenimin, zhdukjen, shfarosjen e shqiptarëve. Po i njëjti rast i dhunës po të ndodhte me serbët në Kosovë jam i bindur që Serbia do të ndërpriste ç’do dialog i cilit do proces qoftë ai. Po në qoftë se një përmendore e serbëve ne Kosovë do të rrëzohej sot gjithë Europa do të debatojë për këtë punë e kjo nuk është e drejtë në territorin e Kosovës të arrestohen policët e SHPK-së nga ushtria e Serbisë dhe të harrohet aq lehtë. Thua mos vallë u arrestuan disa peshkatar të cilët peshkonin peshkun e ndaluar. Nuk mund të ju kuptoj unë dhe aq më tepër nuk mund të ju kuptojnë shqiptarët në Maqedoni dhe Preshevë për të cilët jeni e vetmja shpresë pas Zotit. (Autori është anëtar i Institutit për studime ekonomike, politike dhe juridike. Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale). copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/where-are-you.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Për vijat e kuqe nuk ka dritë jeshile !!!
Cila fytyrë fshihet pas maskave?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration