Për shkak të Covid-19 masa të reja nëpër xhamitë në Bujanoc dhe Preshevë
Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc përmes një njoftimi ka sqaruar obligimet e reja që kanë imamët e xhamive dhe besimtarët që bëjnë lutje për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19.
Eselamu alejkum anëtarë dhe imam të nderuar të KBI - së, gjithashtu edhe ju besimtarë të nderuar.
KBI në Bujanoc njofton se pas vendimeve të shtabit emergjent, dhe në konsultim me Bashkësinë islame në Novi Pazar, dhe që mos ti mbyllim xhamitë menjëherë OBLIGOHEMI për këto masa nga dita e nesërme 17 korrik ditë e premte.
VENDIMET:
- DISTANCA obligative 1 metër. Ajo xhami që nuk mban distancë mbyllet menjëherë, nga organet kompetente.
- Maskat janë obligative. Dmth, pa maskë nuk hyn në xhami. Mundësisht edhe sexhadet.
- Të mos mbahen ligjërata para namazit të xhumasë, e as mukabele. Dhe ligjërata e xhumasë të mos jetë mbi 10 minuta.
- Ndalohet rreptësisht përshëndetja me dorë, në xhami, nëpër varrime, në të pame dhe në ceremoni tjera si qelime mevlude etj.
- Të mbahet dezinfektuesi vazhdimisht në xhami.
- Të mos qëndrohet në xhami pa nevojë jashtë kohëve të namazit.
- Të mos ketë mësimbesim të fëmijëve nëpër xhami.
- Të mbahet higjienë dhe pastërti maksimale nëpër xhami. kurse abdesi të merret në shtëpi. Pra të mos përdoren toaletet dhe abdeshanet e xhamisë.
- Të sëmuarit me grip dhe sëmundje kronike, obligohen të falën në shtëpi.
- Mundësisht, moshat e vjetra, dhe fëmijët nën 12 vjet, të falen në shtëpi. Këto janë vendimet aktuale, kurse me kohë do të ju sjellim ndryshmiet eventuale.
(fotografia në ballinë e marrë nga Facebook- Xhamia e Qytetit Bujanoc)
copy(/home/titulli/public_html/images/image/hamia-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory