Lokale
Pedagogët në takim me shefin e arsimit (foto)
Pedagogët e shkollave të komunës së Bujanocit sot kanë zhvilluar një takim me shefin e departamentit për arsim pranë kësaj komune, Bajram Fejzullahun.
Në këtë takim është diskutuar rreth problemeve me të cilat ballafaqohet arsimi në shkollat fillore e të mesme të komunës së Bujanocit.
Sipas Fejzullahut, nga takimi i bajtur është shtruar kërkesa për organizimin e seminareve me stafin pedagogjikë, për të përmirësuar mbajtjen e procesit arsimor në shkollat e komunës së Bujanocit.
“Organizuam këtë takim që të njihemi edhe më mirë në lidhje me Kuvendin e Organizuar në Vranjë, pra ‘Kuvendi i Pedagogëve të Rrethit të Pçinjës’. Bëhet fjalë për organizimin e disa seminareve për pedagogët e të gjitha shkollave, në mënyrë të përsosjes së arsimtarëve dhe zhvillimin e arsimit në komunën tonë,” theksoi me këtë rast Fejzullahu, raporton Titulli.
Zhvillimi i seminareve është propozuar nga të pranishmit që të mbahet në janar, mirëpo Fejzullahu ka theksuar se këto seminare duhet të mbahen gjatë pushimit dimërorë, kur shkollat nuk punojnë dhe nxënësit janë në pushime.
Takimi i mbajtur sot në ndërtesën e administratës komunale është si rrjedhojë e organizimit të “Kuvendit të Pedagogëve të Rrethit të Pçinjës”, ku bënë pjesë edhe komuna e Bujanocit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/pedagoget-Bujanoc-2.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!