PDSH reagon për grantet e Kosovës: Nuk patëm anëtar komisioni dhe nuk mbajmë përgjegjësi për shpërndarjen e mjeteve
Partia Demokratike Shqiptar ka reaguar ndaj vendimit të publikimit të listës përfituese të granteve nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Reagimi i plotë i PDSH-së:
Partia Demokratike Shqiptare,njofton qytetarët shqiptar të Luginës së Preshevës,se me rastin e publikimit të listës përfituese të OJQ-ve nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar sot,se nuk ka qenë pjesë e sjelljes së këtij vendimi.
PDSH përkundër faktit që ishim partner koalicioni në KKSH,nuk kemi pasur anëtarë në asnjërin nga komisionet,të atij për listën e studentëve dhe komisionit për OJQ-të!
Nga kjo duam tu tregojmë bartësve të OJQ-ve se PDSH nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me shpërndarjen e mjeteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës!