PDSH pret në takim përfaqësues të Partisë Socialdemokratike të Kosovës
Gjatë ditës së martë në Preshevë, Partia Demokratike Shqiptare ka pritur përfaqësues të Partisë Socialdemokratike, dhe kryetarin Dardan Molliqaj nga Kosova.
Postimi i plotë në Facebook nga Ragmi Mustafa:
Dje, bashkë me nënkryetaren znj.Albiona Ibrahimi Rexhepi, znj. Albina Azizi, z.Afrim Abdullahu, znj.Afërdita Isamili antar të kryesis dhe këshilltarët, znj.Melihate Rexhepi dhe z.Agim Sabedini, mirëpritëm në Selinë e Partis Demokratike Shqiptare, përfaqësues të Partisë Socialdemokratike.
Ishte kënaqësi të takoja miqësisht z.Dardan Molliqajn të cilin e njoftova për situatën politike në vend z.Molliqaj u njoftua për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, sidomos çregjistrimin e shqiptarëve nga regjistri civil në administratën e policisë lokale. Ndërkohë është arritur dakordim që zgjidhja e vetme për shqiptarët e Luginës së Preshevës është Bashkimi i Luginës me Republikën e Kosovës.