Lokale
PDSH mbanë mbledhje, përgatitet për Kuvendin e 5-të zgjedhor
Në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës sot u mbajt mbledhja e Këshillit Qendrorë të Partisë Demokratike Shqiptare
Mbledhja e sotme e këtij subjekti që qeverisë me komunën e Preshevës ishte si përgatitje për Kuvendin e pestë zgjedhor të saj.
Në mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan aktvendime mbi zgjedhjen e anëtarëve të komisionit statutar të PDSH-së dhe program zgjedhor për Kuvendin e pestë të përgjithshëm .
Pikë e rëndësishme ishte edhe vendimi mbi organizimin e zgjedhjeve në këtë subjekt politikë shqiptarë që vepron në Luginë.
Në mbledhjen e sotme përveç anëtarëve nga Presheva, morën pjesë edhe anëtarë nga komuna e Bujanocit.
Sipas burimeve të Titullit, PDSH do të bëjë edhe ndryshime në degën e saj në Bujanoc, në të cilën në të ardhmen do të angazhohen aktivistë të cilët dikur ishin pjesë e Lëvizjes së Progresit Demokratik, e që tani kanë braktisë këtë subjekt./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/pdsh-fushata.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!