titulli.com
Lokale

PDK do t’i kthehet rrjedhave politike

12.Oct.2012 01:35
0
Partia Demokratike Kombëtare, në Bujanoc, e cila, kohë më parë, pat shpallur moratorium, për shkak parcializimit deri në ekstremitet të skenës politike të Kosovës Lindore, heq dorë nga një vendim i tillë, për t’iu kthyer jetës politike në vend. PDK, në kumtesën e bërë publike për mjetet e informimit, bënë me dije se ky subjekt politik, pas tejkalimit të moratoriumit, do t’i kthehet rrjedhave politike, në këtë rajon, e riorganizuar dhe e freskuar me një strukturë të re kadrovike dhe me një shtrirje partiake në gjithë hapësirat e Kosovës Lindore. PDK, heq dorë nga moratoriumi me një varg arsyesh, pikërisht në momentin kur më shumë se kurrë skenës politike në Kosovën Lindore i duhet uniteti, bashkëveprimi dhe profesionalizmi. PDK, gjithherë, në emër të unitetit dhe unifikimit të spektrit politik shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka ftuar publikisht për implementimin e vullnetit të popullit të shprehur me Referendumin e 1 dhe 2 Marsit 1992, pastaj ka kërkuar internacionalizimin e mëtejmë të Marrëveshjes Paqësore të Konçulit, demilitarizimit të plotë të Kosovës Lindore dhe kthimi i të të dëbuarve nga vatrat stërgjyshore dhe kompenzimi i dëmeve të luftës, krijimin e një Këshilli Kombëtar gjithëpërfshirës, mosparticipimin e shqiptarëve në Trupin Koordinues dhe zgjedhjet parlamentare të Serbisë, heqjen e taksave tatimore për kalimin e kufirit Kosovë-Serbi, heqja e kuotës për regjistrimin e studentëve në Kosovë dhe Shqipëri e kështu me radhë. Të gjitha këto iniciativa të PDK-së, duke mos përjashtuar as Platformën politike në bisedimet e ardhshme shqiptaro-serbe, janë injoruar dhe heshtur për motive politike nga disa parti, të cilat orientimet programore i kanë koncentruar vetëm në realizimin e qeverisjes lokale në këto komuna të Kosovës Lindore. PDK, i kthehet skenës politike, pikërisht në momentet vendimtare, në të cilën ndodhet vendi ynë dhe rajoni në përgjithësi, duke kërkuar nga anëtarësia e këtij subjekti politik dhe veprimtarët e tjerë, të cilët do t’ju bashkohen në rrugën e realizimit të veprimtarive me interes qytetar e kombëtar, pa përjashtuar as format e tjera të veprimit, të parapara edhe me konventat ndërkombëtare, thuhet mes tjerash në kumtesën e PDK-së, të nënshkruar nga lideri i saj, z. Nexhmedin Saqipi./Titulli.com/
Gazetaria në Luginë dhe financimi i sajë, në mjerim të skajshëm?!
Klinaku kundër shkëmbimit të territoreve me Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration