PD tenton pushtet me përqindje shqiptare, PVD harmonizim të programit qeverisës (video)
Lokale

PD tenton pushtet me përqindje shqiptare, PVD harmonizim të programit qeverisës (video)

30.Jun.2020 08:47
0

Në selinë e Partisë Demokratik janë pritur kandidatët për kryetar të listave pjesëmarrëse shqiptare në zgjedhjet lokale të mbajtura më 21 qershor të këtij viti, shkruan Titulli.com.

Nikoqiri i i këtij takimi, kryetari i PD-së, Nagip Arifi ka biseduar për mundësitë e formimit të një koalicion të mundshëm shqiptarë për kuvendin komunal në Bujanoc.

Ai u shpreh në një konferencë për media se po shqyrton mundësit për ndarjen e pushtetit në bazë të proporcionalitet apo përqindjes së votave të marra në zgjedhjet lokale.

Ndërsa PVD përmes një njoftimi ka vlerësuar se me pjesëmarrjen në takim ka dëshmuar edhe sot përkushtimin e PVD-së për ndërtimin e bashkëqeverisjes me shumicë shqiptare.

Ky është njoftimi i plotë i PVD-së lidhur me takimin në selinë e PD-së:

Partia për Veprim Demokratik, në vazhdën e përpjekjeve për të krijuar një qeverisje lokale me shumicë shqiptare, edhe sot iu është përgjigjur pozitivisht ftesës për konsultime të marrë nga Partia Demokratike.

Përfaqësuesi i PVD-së në këtë takim ishte kandidati për kryetar të Komunës së Bujanocit, Driton Rexhepi, i cili me pjesëmarrjen e tij ka dëshmuar edhe sot përkushtimin e PVD-së për ndërtimin e bashkëqeverisjes me shumicë shqiptare.

Takimi i sotëm, edhe pse ishin pjesëmarrës të gjitha partitë politike shqiptare, nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë se a do të duhet të krijohet shumica me më së paku 21 shqiptarë, që është qëndrim i prerë i PVD-së, apo këtë shumicë mund ta përbëjnë edhe partitë joshqiptare.

Po ashtu, qëndrimi i PVD-së, që tek pas marrëveshjes ndërshqiptare të inkuadrohet eventualisht njëra nga palët serbe nuk u pranua qartë nga nikoqiri i këtij takimi.

PVD edhe më tej, përpara përcaktimit të përqindjeve, insiston në përcaktimin e parimeve: respektimin e fuqisë politike, ndërtimin e shumicës shqiptare, harmonizimin e programit qeverisës dhe qëndrimin e përbashkët ndaj partnerëve eventual serb.

Duke marr parasysh momentumet e reja që u shtruan në takimin e sotëm, e që nuk ishin pjesë e bisedimeve gjatë takimit të parë, përfaqësuesi i PVD-së ka kërkuar që çdo takim i radhës të zhvillohet në nivel të delegacioneve partiake.

Synimi i ndërtimit të shumicës shqiptare nënkupton transparencën e plotë ndërpartiake, qoftë mes partnerëve shqiptar, qoftë kur këto bisedime zhvillohen me partnerët eventual serb.

Në këtë aspekt PVD ka delegacionin e vet legjitim për bisedime me partnerët, delegacion ky që takimet e vetme ka zhvilluar me PD-në, prandaj çfarëdo pretendimi „për takime të fshehta“ është përpjekje për tu shmangur nga bisedat e filluara.


Shërbimi për informim i PVD-së

copy(/home/titulli/public_html/images/image/d-selia-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Si mundë të ndahet pushteti brenda “Partisë Demokratike”, ai mori vetëm 35% të votave nga vendbanimi i tij?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration