PD: Rrugët dhe sheshet në Bujanoc të mos mbajnë emra sllav
Partia Demokratike në Bujanoc përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin lidhur me diskutimet që po bëhën rreth emërtimeve dhe shesheve në Bujanoc dhe njëkohësisht po angazghohet që kjo problematikë të zgjidhet në interesin e shqiptarëve të kësaj komune, raporton Titulli. “PD mbështet rrugën institucionale për zgjidhjen e kësaj problematike dhe kuvendi komunal i Bujanocit ka themeluar edhe komisionin përkatës që do të merret me këtë problematikë dhe se emërtimet e rrugëve dhe shesheve do të jetë konform kërkesave dhe nevoja të shqiptarëve të kësaj komune”, thuhet në komunikatën e partisë demokratike në Bujanoc. Kjo parti i bënë thirrje edhe subjekteve tjera politike shqiptare në Bujanoc që këtë çështje ta zgjidhim me një koordinim të përbashkët dhe se duke përdorur fjalorin folklorik shqiptarët nuk do të përfitonin asgjë dhe rrugët dhe sheshet do të vazhdonin të mbanin emra sllav. Partia Demokratike konsideron se është nismëtare e iniciativës që nga viti 2011, përmes grupit të këshilltarëve të saj në përbërjen e atëhershme të kuvendit komunal, edhe tash si bartëse e pushtetit do të bëjë maksimumin që Bujanoci të identifikohet me emra të së kaluarës historike të lavdishme. Partia Demokratike, e cila është edhe bartëse kryesore e qeverisjes lokale në Bujanoc mendon se çdo bashkëpunim i sinqertë përmes komisionit përkatës do të shpie tek një zgjidhje adekuate të këtij problemi, kurse përplasjet qëllimkëqija të nxitura nga individë të caktuar përbrenda ndonjë subjekti politik do të rezultojnë me dështimin e kësaj iniciative./Titulli.com/ ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Partia Demokratike BujanocKomunikatë për media
Partia Demokratike me seli në Bujanoc ripërsëritë qëndrimin që çështja e emërtimit të rrugëve dhe shesheve duhet të zgjidhet përmes rrugëve institucionale. Në këtë drejtim, PD do të angazhohet maksimalisht në komisionin e themeluar nga ana e Kuvendit Komunal të Bujanocit në përgatitjen e rregullativës në mënyrë që ndryshimi i emërtimeve të rrugëve dhe shesheve të jetë konform kërkesave dhe nevoja të shqiptarëve të kësaj komune. Meqë Partia Demokratike është nismëtare e iniciativës që nga viti 2011, përmes grupit të këshilltarëve të saj në përbërjen e atëhershme të Kuvendit Komunal, edhe tash si bartëse e pushtetit do të bëjë maksimumin që Bujanoci të identifikohet me emra të së kaluarës sonë historike të lavdishme. Mu për këtë qëllim, PD i bënë thirje edhe subjekteve tjera politike shqiptare që këtë çështje ta zgjidhim me një koordinim të përbashkët e jo të akuzojmë njëri-tjetrin në foltore të kuvendit dhe në media për poena të lirë politikë. Çdo bashkëpunim i sinqertë përmes komisionit përkatës do të na shpie tek një zgjidhje adekuate e këtij problemi, kurse përplasjet qëllimkqija të nxitura nga individë të caktuar përbrenda ndonjë subjekti politik do të rezultojnë me dështimin e kësaj iniciative. Nga bërja politikë me fjalë të mëdha të patriotizmit folklorik dhe duke e akuzuar pushtetin nuk do të kemi zgjidhje të këtij problemi. Në këtë rast shqiptarët nuk do të përfitonin asgjë dhe rrugët dhe sheshet do të vazhdonin të mbanin emra sllav. Andaj, duke shprehur angazhimin maksimal duke u nisur nga vetja, kërkojmë që edhe subjektet tjera të bëjnë të njejtën gjë. Bujanoc: 23.09.2013 Partia Demokratike- Shërbimi për informimcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/bujanoci.jpg): failed to open stream: No such file or directory