PD pret në takim përfaqësuesit e ministrisë së jashtme të Shqipërisë
Në zyrat e Partisë Demokratike, kryetari Nagip Arifi dhe Sali Salihi kanë pritur një delegacion të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Ilir Melo drejtor i drejtorisë për rajonin dhe vendet fqinje, si dhe Besian Zogaj këshilltar i ministrisë u njoftuan për gjendjen aktuale të shqiptarëve në këtë rajon, shkruan Titulli.com.
“Temë diskutimi ishte çështja e rëndë e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe gjetja e mënyrave te zgjidhjes së problemeve në mënyrë institucionale”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Delegacioni nga Shqipëria na zhvilluar takime edhe me përfaqësues tjerë politik e institucional në Bujanoc dhe Preshevë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/d-melo.jpg): failed to open stream: No such file or directory