PD nominon Agim Halitin për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar
Partia Demokratike, përmes një postimi në Facebook njofton se Agim Haliti, është nominuar për kandidat kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Njoftimini plotë në Facebook nga Partia Demokratike:
PARTIA DEMOKRATIKE KANDIDON AGIM HALITIN PËR KRYETAR TË KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR
Këshilli Qendror i Partisë Demokratike në mbledhjen e mbajtur sot, më 01.10.2022 unanimisht ka vendosur që Agim Haliti të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, që do të mbahen më 13 nëntor 2022.
Agim Haliti ka marrë përkrahjen e të gjithë anëtarëve të Këshillit Qendror të Partisë Demokratike.
Partia Demokratike ka vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në politikë, duke qenë njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike në Bujanoc. Përveç saj, veprimtaria e tij kombëtare në të kaluarën dhe sot, nuk ka vënë në dyshim përkrahjen e fuqishme të anëtarësisë që Agim Haliti t'i prijë listës së Partisë Demokratike.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/06582ED-79AF-40A1-B42B-9F6FF7E065DC.jpeg): failed to open stream: No such file or directory