Pas Kanadas, Dubai investon në Medvegjë
Lokale

Pas Kanadas, Dubai investon në Medvegjë

24.Apr.2015 19:28
0
Miniera e arit, plumbit dhe zinkut "Lece" nga Medvegja, në mbledhjen e fundit, në takimin e Këshillit të Besueshmëve, është marrë vendim që t'i jepet me qira kompanisë nga Dubai, "Life Stone Capital".

Sipas informacioneve jozyrtare që vijnë nga Medvegja, një kontratë mbi qiranë është nënshkruar për nëntë muaj. Qiramarrësit nga Dubai me këtë rast janë deklaruar se në ditët në vijim do të kryejnë pagesën për 400 minatorë, raporton Titulli.com.

Përndryshe, minatorët e kësaj miniere janë në grevë që nga muaji janar, pasi me muaj të tërë nuk kanë marrë paga. Miniera “Lece”, është pronë e fabrikës “Farmakom”, pronar i të cilës është në paraburgim. 

Pagat mujore të minatorëve në minierën “Lece”, kanë qenë mesatarisht rreth 40.000 dinarë. Interesim për të investuar në Medvegjë, më herët kishte shprehur edhe kompania kanadeze “Avala resources” për projektin në fshatin Tullarë, ku punë pritet të gjejnë 250 punëtorë.

Ky lajm i mirë për punëtorët e kësaj ndërmarrje, sikurse edhe atyre të mëhershme për hapjen e vendeve të reja të punës e sjelljen e investitorëve të huaj në Medvegjë, assesi nuk po i përjetojnë edhe qytetarët  në dy komunat tjera të Luginës së Preshevës.

Udhëheqësia e Bujanocit dhe Preshevës, përveç ndarjes së subvencioneve/fondeve nga buxheti i taksapaguesve dhe atij republikan, si dhe sjelljes së ndonjë investitori për të gëlqerosur shkollat, nuk po arrin të sjellin investitor serioz që do të ruanin dhe hapnin vende të reja të punës. /Titulli.com/

 

>>Kanadezët nuhasin arin në Medvegjë (Foto)

 

23 vjeçari nga Letovica ndërron jetë në Zvicër
Diplomat, si "suvenire"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration