Pas humbjes së edhe një mandati reagon ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi
Lokale

Pas humbjes së edhe një mandati reagon ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi

11.May.2021 08:13
0

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pas zgjedhjeve atje, ku këtë pozitë të tij e mori Ardita Sinani.

Sipas tij, pozitën e kryetares së Preshevës e mori Ardita pasi siç thotë ai lidhi koalicion me parti opozitë. 

“Ishin plotë tre vite qeverisje në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, ishte nder i veçantë për mua t`i shërbej qytetarëve të Komunës së Preshevës. Shumë punë kemi përfunduar, e shumë punë tjera kemi filluar në të mirën e vendit tonë. Gjithmonë e përherë ndihem krenar për Preshevën. Jam falënderues për ju, të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës që edhe në zgjedhjet e fundit më keni dhënë besimin për të vazhduar punën e filluar, por ja që ky sistem elektoral i pazareve është ashtu siç është, ku udhëheqësinë me Komunën e marrin ata që kanë humbur bindshëm zgjedhjet. Një hap i madh regresi për Preshevën, një hap mbrapa për qytetarët tanë. Sidoqoftë Alternativa për Preshevën do të kthehet shumë shpejtë, meqë siç e dijnë të gjithë NDRYSHIMI NUK NDALET!”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka falënderuar të gjithë votuesit derisa në fund ka shtuar se Presheva është vendi i tij dhe ai do të qëndrojë aty.

”Dhe për fund një lajm të hidhur për gjithë cinikët, keqdashësit e vendit tonë, ozurpatoret, linçuesit publik, puthadorët, lajkatarët e servilët të kastave politike, unë Shqiprim Arifi jam këtu në vendin tim në Preshevë dhe këtu do të mbetem, sepse është fare e thjeshtë Unë e dua Preshevën!”, ka përfunduar Arifi.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/hqiprim-arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Historia e vendosjes së shqiptarëve në Rumani e Bullgari
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration