Lokale
Partia e Çedës kërkon heqjen e taksave për shqiptarët
Partia Liberal Demokrate (PLD) e Çedomir Jovanoviqit që ka degën e saj në Preshevë i është bashkuar aksionit të Qendrës Shqiptare për Punësim (QSHP) për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin për heqjen e taksës së sigurimit të automjeteve që hynë nga Lugina në Serbi.
Sipas anëtarit të Këshillit të Partisë Liberale Demokrate në Preshevë, Afrim Sylejmanit, me këtë aksion është mbështetur Qendra Shqiptare për Punësim.
“Ky aktivitet i QSHP është në dobi të qytetarëve andaj edhe ne si PLD e kemi përkrahur duke ditur se është në favor të qytetarëve, pa marrë parasysh se cili subjekt apo organizatë ka marrë iniciativën”, ka thënë Sylejmani duke falënderuar Driton Ajetin-drejtor i Qendrës Shqiptare për Punësim për idenë që ka dhënë, raporton Titulli.
Interesimi i qytetarëve shqiptarë për këtë peticion për heqjen e taksës së sigurimit të automjeteve për të hyrë në Kosovë është shumë i lartë dhe pritet që të përfundojë sot.
Të hënën, më 26 nëntor, peticioni do ti dërgohet Qeverisë së Kosovës, Parlamentit të Kosovës, Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, Ministrit për Punë të Brendshme Bajram Rexhepit, KLDMNJ-së, si dhe Ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Zvicrës, Gjermanisë, Francës, si dhe përfaqësisë së Eulexit në Kosovë./Titulli.com/
[caption id="attachment_42712" align="aligncenter" width="640"] Qytetarët e Komunës së Preshevës duke përkrahur me nënshkrime peticionin[/caption]
[caption id="attachment_42713" align="aligncenter" width="640"] Qytetarët e Komunës së Preshevës duke përkrahur me nënshkrime peticionin[/caption]
[caption id="attachment_42714" align="aligncenter" width="640"] Qytetarët e Komunës së Preshevës duke përkrahur me nënshkrime peticionin[/caption]
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/peticioni1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!