Lokale
Parlamenti i nxënësve në Parlamentin Komunal (foto)
Nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” sot kanë zhvilluar një mbledhje të radhës në hapësirat e Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Parlamenti i nxënësve të këtij institucioni arsimor për dallim nga mbledhjet e kaluara sot në ndërtesën e administratës komunale diskutuan për organizimin në parlament, shpërblimet për nxënësit më të mirë nga secili drejtim si dhe për ekskursionin.
Kryetari i Komunës Nagip Arifi i dëshiroi mirëseardhje nxënësve derisa shtoi se në këtë “shtëpi” dyert do të jenë gjithmonë të hapura për ta.
“Ju jeni ata që një ditë do të na zëvendësoni neve dhe ne po mundohemi që kushtet në arsimin e mesëm të jenë sa më të mira në mënyrë që ju të arrini qëllimet tuaja”, tha para nxënësve Arifi duke falënderuar njëherit edhe drejtorin e shkollës, Zejni Fejzullahun që ka gjet mundësinë dhe kohën për të sjellë nxënësit në këtë institucion.
Ndërsa kryetari i Parlamentit të nxënësve Mentor Zeqiri tha “sot për dallim nga takimet tjera jemi këtu në sallën e Kuvendit Komunal”.
“Besoj se ne si nxënës u ambientuam dhe pamë se ku zhvillohen mbledhjet e Kuvendit Komunale”, u shpreh Zeqiri i cili njëherit tha se mbledhja e Parlamentit të cilën e udhëhoqi ai ishte shumë produktive.
Kjo është hera e parë që anëtarët e Parlamentit të nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc të zhvillojnë një mbledhje në sallën e Kuvendit Komunal./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/parlamenti-nxenesve3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!