Paralajmërohet përkeqësim i situatës me COVID-19 në Serbi, kur janë të detyrueshme maskat (lexo deklaratën zyrtare) ?
Rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19 së fundi pati edhe në Serbi dhe si pasojë e kësaj, është bërë e ditur se ekziston potencial i madh që situate të përkeqësohet.
Imunologu, Srdja Jankoviq ka deklaruar se rreziku është mëse i qartë dhe se situate mund të përkeqësohet e për këtë arsye u ka bërë thirrje qytetarëve dhe autoriteteve të zbatojnë masat në mënyrë sa më rigoroze dhe në mënyrë të vazhdueshme.
Epidemiologu nga shtabi emergjent i krizave, Predrag Kon ka paralajmëruar se nëse qytetarët nuk mbajnë maska mundë të vie deri te masat e mbylljes dhe se në fund të javës mundë të jetë situatë e jashtëzakonshme, shkruan BBC në serbisht transmeton Titulli.com.
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi u konfirmuan 214 raste të reja me COVID-19, ndërsa u shënuan dy vdekje ndërsa nga fillimi i epidemisë janë regjistruar me Covid-19 35.946 qytetarë dhe kanë vdekur 774.
Nga shtabi emergjent i krizave u njoftua se maskat janë të detyrueshme edhe në ambientet e hapura ndërsa pak më vonë qeveria e Serbisë sqaroi se vendimi është rekomandim.
"Mbajtja e maskave në vendin tonë është e detyrueshme në të gjithë ambientet e mbyllura dhe të hapura nëse jeni duke pritur në radhë kur nuk është e mundshme mbajtja e distancës prej 1.5 m", ka thënë Darija Kisiq Topavceviq nga shtabi emergjent i krizave .
Duhet kujtuar që situatë e ngjashme është thuajse në cdo vend të rajonit por edhe më gjerë./Titulli.com/