Lokale
Papunësia dhe migrimi i të rinjve, temë diskutimi në Bujanoc
Përfaqësues të institucioneve publike na komuna e Bujanocit dhe ato shtetërore me në krye ministren Kallanoviq, si dhe të sektorit joqeveritar, u bënë bashkë sot në debatin publikë “Agora e Bujanocit”
Siç raporton Titulli, gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet më të ndjeshme që preokupojnë këtë komunë siç është situata ekonomike, papunësia, migrimi i të rinjve në botën e jashtme, ndërsa rëndësi e veçantë iu kushtua edhe marrëdhënieve ndëretnike në këtë komunë.
Për marrëdhëniet ndëretnike në sallë kishte nga ata që mendonin se këto marrëdhënie janë më të mira tek qytetarët më të moshuar, kurse të rinjtë nuk kanë një afrimitet apo kontakte me qytetarë të etnive të ndryshme, dhe për tu shoqëruar më shumë të rinjtë, duhet një angazhim më i madh i shoqërisë civile, u tha në debat.
Një temë tjetër që zuri vend në këtë takim ishte edhe potenciali e shoqërisë civile në jug të Serbisë, ku nga të pranishmit u theksua se ky rajon ka potencial për zhvillim, mirëpo ato duhet të aktivizohen.
Në debatin e sotëm mori pjesë edhe Ministrja për Zhvillim Regjional dhe Vetëqeverisjes Lokale Verica Kallanoviq, e cila e vlerësoi shumë të qëlluar debatin publikë me temat e hapura.
“Komuna e Bujanocit ka potenciale dhe resurse të larta për zhvillim”, theksoi gjatë debatit Kallanoviq.
Në debatin e sotëm morën pjesë edhe udhëheqësit e institucioneve komunale si kryetari i komunës Nagip Arifi dhe i KK të Bujanocit Hajredin Hyda.
“Agora e Bujanocit” zgjoi interesim edhe tek organizatat ndërkombëtare dhe joqeveritare të cilat e përcollën nga afër debatin.
“Agorën e Bujanocit” e organizoi Qendra për Regjionalizim nga Novi Sadi dhe Qendra për Resurse Civile nga Bujanoci e përkrahur nga Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Debati do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme në sallën e shtëpisë së Kulturës në Bujanoc./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/Agora-Bujanocit2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!