Pandemia dhe rreziku për fëmijët nga lojërat elektronike
Shkencë dhe teknologji

Pandemia dhe rreziku për fëmijët nga lojërat elektronike

10.Feb.2021 12:42
0

Në kushtet e izolimeve dhe bllokimeve si rezultat i pandemisë, fëmijët po kalojnë më shumë kohë në shtëpi dhe sigurisht një pjesë të madhe të kohës duke u argëtuar me lojëra elektronike që nuk janë shumë produktive. Një sondazh britanik sugjeron se pothuajse dy të tretat e prindërve janë të shqetësuar lidhur me sigurinë e fëmijëve të tyre në internet. Rreth një e treta e prindërve thonë se nuk e dinë se më kë flasin fëmijët e tyre gjatë kohës që argëtohen në internet. 

Nëntë vjeçari Isaac Hyams mezi pret që të mbarojë detyrat dhe të argëtohet me lojëra në internet. Ndërsa Britania vazhdon të jetë e mbyllur, Isaac-ut i mungojnë miqtë e tij dhe flet me ta virtualisht ndërsa argëtohet në internet. Mamaja e tij, Jenny Ingram, e kapi atë së fundmi duke folur me një të panjohur. 

“Është shumë shqetësuese që një njeri të cilin se ka takuar kurrë, ka qënë në gjendje të futet në atë grup të vogël fëmijësh. Kush tjetër mund të ketë qasje aty?”, ngre pikëpyetje mamaja e nëntë vjeçarit. 

Por, Isaac-u mendon se e di se me kë po luan. 

“Të gjithë jetojnë në Angli dhe u di emrat dhe moshën e tyre”, thotë ai. 

14-vjeçari Breck Bednar u mashtrua nga të panjohurit ndërsa luante në internet dhe më vonë u vra. Një grup bamirësie i krijuar në emërin e djaloshit 14-vjeçar “Fondacioni Breck”, thotë se ka patur një numër rekord telefonatash nga prindër të shqetësuar, ndërsa fëmijët kalojnë më shumë kohë në internet gjatë pandemisë. 

Lorin LaFave është mamaja 14-vjeçarit të vrarë dhe themeluese e fondacionit të bamirësisë. 

“Prirja gjatë këtij viti për shpenzimin e një kohe të madhe në internet, si rezultat i mbylljes, ka ndikuar ndjeshëm tek fëmijët, sepse ata kalojnë më shumë kohë në internet sesa më parë. Po ashtu në internet janë edhe keqbërësit, sepse tani punojnë nga shtëpia”, thotë ajo. 

Sipas një ankete të janarit 2021 nga agjencia e hulumtimit të tregut “Censuswide”, 70 përqind e më shumë se 1500 prindërve të anketuar thonë se duan që industria e lojrave të bëjë më shumë për të mbrojtur fëmijët. 

Andy Robertson, gazetar për lojërat elektronike, thotë se disa lojëra elektronike ofrojnë mënyra për t’u mbrojtur. 

“Mund të vendosen kufizime se me kë luan në aparatet e lojërave elektronike. Po ashtu ka lojra ku mund të ftosh shokët që njeh përmes një kodi”, thotë ai. 

Mamaja e nëntë vjeçarit thotë se do të bëjë çmos për të kufizuar kohën e fëmijëve të tyre në internet ndërsa balancon nevojën e tyre për të ndërvepruar me fëmijët e tjerë në rrugë të sigurtë./zeriamerikes/

Marrë nga Associated Press

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ojera-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Arifi falënderon qeverinë e Kosovës për ndihmën prej 200 mijë euro për Bujanocin
Kamberi kritikon edhe opozitën në Serbi se nuk reagoi për termin “siptari”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration