Pajaziti paralajmëron projekte me Zukorliq: A ka plane për zbehjen shqiptare në Bujanoc?
Lokale

Pajaziti paralajmëron projekte me Zukorliq: A ka plane për zbehjen shqiptare në Bujanoc?

22.Jan.2025 15:39
0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti ka pritur sot në takim Ministrin për Pajtim, Bashkëpunim Rajonal dhe Stabilitet Shoqëror të Serbis, Usame Zukorliq.

Ai pa shpjeguar në detaje se cilat janë projektet e ardhshme që mundë të gjejnë mbështetje qeverisja e tij po shton dyshimin se po forconë idenë e zbehjes së interesit shqiptar në këtë qeverisje.

"Sot pata kënaqësinë të pres në takim Ministrin për Pajtimin, Bashkëpunimin Rajonal dhe Stabilitetin Shoqëror, z. Usame Zukorliq. Diskutuam për hapat e ardhshëm në forcimin e bashkëpunimit tonë dhe projektet që do të ndihmojnë në avancimin e mirëqenies dhe stabilitetit në komunën tonë", ka shkruar Pajaziti për takimin me Zukorliq.

Opozita shqiptare në komunën e Bujanocit, qeverisjen e Pajazitit shpeshherë e ka cilësuar antishqiptare dhe theksuar se po shuan në heshtje interesat shqiptare në këtë komunë dhe duke i dhënë pushtet dhe benefite vetëm partnerëve të koaliciont joshqiptar.

Vlen të theksohet se sipas disa politikanëve shqiptarë në komunë të Bujanocit, qeverisja e Pajazitit i ka të mbyllur dyertë për bashkëpunim me qeverinë e Kosovës./Titulli.com/

 

 

 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ajaziti-zukorliq.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Trump bëhet presidenti i 47-të i SHBA-së: Epoka e artë e Amerikës fillon tani (video)
Këshilli Kombëtar Shqiptar planifikon shkollë të muzikës në Luginë: Kërkesë zyrtare në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration