Pajaziti lokal një këshillë të "madhe" Shqipërisë: Të rishikohen raportet me Serbinë
Lokale

Pajaziti lokal një këshillë të "madhe" Shqipërisë: Të rishikohen raportet me Serbinë

27.Nov.2020 12:24
0

 

Arbër Pajaziti, kryetar i degës së APN-së në Bujanoc ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Beogradit ndaj Gent Cakaj.

Postimi i plotë i tij në facebook: 

Refuzimi i ministres së pushtetit lokal me arsyetim e saj banal për të dhënë pëlqimin në vendimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit për të shpallur „Qytetar nderi“ z.Gent Cakaj tregon fytyrën e vërtetë të „demokracisë“ qeveritare në Serbi.

Është për të ardhur keq se si retorika e lidershipit të Beogradit i ngjason shumë asaj të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ndërsa proklamimi europian mbetet vetëm se një maskim fallco i trashëgimisë Millosheviqiane.
 
Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve, pa marrë parasysh ku jetojnë ata, trajtimi i simboleve tona, shlyerja nga evidenca civile dhe diskriminimi në çdo pore të jetës përfundimisht po vuloset edhe me vendime anticivilizuese.
 
Të refuzosh diplomatin z. Gent Cakaj, që i përket plejadës së re të politkanëve jo vetëm në rajon por edhe në Evropë është kulmi i prapambeturisë së një qeverie injorante.
 
Pa marrë parasysh këtë akt të ministres, z. Cakaj është dhe do të mbetet jo vetëm „Qytetar nderi „i Bujanocit por edhe zyrtari më i nderuar i Shqipërisë për të gjithë Luginën.
 
Ky veprim i Beogradit duhet të alarmojë edhe Tiranën zyrtare në rishikimin e mardhënieve diplomatike me shtetin i cili shqiqptarët, pa marrë parasysh ku jetojnë ata, vazhdon t’i shoh si armiq dhe të prapamendur.
 
Shqipëria duhet të ketë kujdes sidomos në nismat rajonale në partneritet me shtetin serb.
 
Historia na ka mësuar se politika serbe e njeh vetëm gjuhën e kushtëzimeve dhe se asgjë nuk vepron në baza vullnetare.
 
Rasti me kryediplomatin Cakaj vetëm se na ka përforcuar këtë bindje.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ajaziti-apn.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ramadani: Miku ynë Gent, ne të mbajmë të nderuar ashtu siç e do zakoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration