Pajaziti ka pritur në Bujanoc përfaqësues të ndryshëm diplomatik
Lokale

Pajaziti ka pritur në Bujanoc përfaqësues të ndryshëm diplomatik

09.Oct.2024 18:11
0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti ka pritur përfaqësues të ndryshëm diplomatik.

Postimi i tij në Facebook: 

Sot mirëprita në takim përfaqësuesin e State Departamentit Amerikan për çështje të migrimit, Walter Miller, Carmen Wilke, eksperte nga Washingtoni çështje të regjistrave civil, Soufiane Adjali, përfaqësues i UNHCR-së për Serbi, në shoqëri edhe të përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA në Beograd, Nicolas Enz dhe Ksenija Lazoviq.
 
Biseduam rreth pozitës së refugjatëve në rajonin tonë, qasjes së tyre në sferat shoqërore dhe pranimit tek popullata vendëse.
 
Vizituam edhe objektet sociale në Bujanoc, të cilat u dedikohen këtyre kategorive duke parë ecurinë e punimeve.
 
Me mysafirët u dakorduam se si rezultat i strehimit dhe mikëpritjes nga autoritetet lokale, komuna jonë meriton mbështetje të projekteve që do të kontribuonin në përmirësimin e kushteteve të komunitetit lokal në përgjithësi.
 
Eliminimi i paragjykimeve dhe bashkëjetesa me qytetarë të vendeve të ndryshme të botës, pa dallim kombi, race dhe feje, Bujanocin e vë në listën e zonave më miqësore ku gërshetohen kulturat e ndryshme.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ajaziti-unhcr.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Seanca (4) e Kuvendit Komunal të Bujanocit (video)
Sinani prezanton dokumentin e dërguar Qeverisë së Kosovës, kërkon fondin prej 4 milion euro
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration