Përfundon turniri humanitar i organizuar nga BIPMB në Bujanoc
Lugina

Përfundon turniri humanitar i organizuar nga BIPMB në Bujanoc

07.Aug.2018 11:45
0
Ekipi i futbollit nga Breznica ka fituar turnirin humanitarë në finalen e zhvilluar me ekipin "Atec" nga Tërnoci të organizuar nga Bashkësia Islame për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Turniri është zhvilluar për dy ditë radhazi, në të cilën kanë marrë pjesë 20 ekipe ndërsa ndeshjet e turnirit janë zhvilluar në fushën e sportit “Pipa” në Tërnoc.

Organizatorët kanë zgjedhur edhe lojtarin më të mirë Herolind Beqiri i cili ishte lojtari më i ri në fushën e futbollit gjatë ndeshjeve.

Sekretari  i BIPBM-së, Refik Memeti dhe kryetar i KBI-së në Bujanoc, Sedat Beqiri  falënderuan ekipet pjesëmarrëse ngase turniri ishte i karakterit humanitar.

Vlen të ceket se për çdo ekip pjesëmarrës u ndanë mirënjohje nga organizatorët në shenjë respekti për solidarizim në aksionin humanitar./Titulli.com/

LR-PDSH: Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës jo me kërkesa deklarative...
Fillon regjistrimi në shkollën e mesme në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration