Përfundon Festivali "Ditët e Komedisë Shqiptare" Presheva 2014, Teatri "Migjeni" nga Shkodra shfaqja më e mirë (video)
Ka përfunduar edicioni i XI i Festivalit "Ditët e Komedisë Shqiptare -Presheva 2014". Shfaqja "Rëndësia e të qenit i Ndershëm" nga teatri "Migjeni" i Shkodrës u zgjodh shfaqja më e mirë e festivalit për vitin 2014. Gjithashtu juria profesionale ka ndarë edhe shtatë çmime tjera për pjesëmarrësit në këtë festival.Teatri Migjeni nga Shkodra me shfaqjen Rëndësia e të qenit i Ndershëm është shpallur fitues i edicionit të 11-të të Festivalit Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2014.
Këtë çmim para të pranishmëve e ndau kryetari i komunës Ragmi Mustafa. Ai tha se festivali i komedive shqiptare në Preshevë të jetë i pafund me organizime edhe viteve të tjera.
Mustafa shtoi se gjatë këtyre ditëve festivalin e kanë përcjellë jo vetëm publiku nga Presheva por nga e gjithë Lugina.
Rëndësia e të qenit i ndershëm është një lojë nga Oscar Wilde dhe regji të Fatmbardh Smaja. Kjo për herë të parë më 14 shkurt 1895 në Teatrin St James në Londër, është një komedi absurd në të cilin protagonistët jane persona fiktivë për t'i shpëtuar detyrimeve të rënda sociale. Duke punuar brenda konventave sociale Viktoriane te Londrës, temat kryesore të cilat ajo trajton janë institucione serioze si martesa., raporton Radio Televizioni “Presheva”.
Gjithashtu juria këtij festivali ndau dhe shtatë çmime tjera për pjesëmarrësit e festivalit.
Roli kryesor femër iu nda Sara Smaja nga Tetari Migjeni Shkodër.
Gjatë fjalës së saj aktorja Smaja falënderoi gjithë Preshevën për emocionet që ia kanë dhënë, kurse jurinë profesionale për çmimin e ndarë.
Ndërsa roli kryesor mashkull u nda për aktorit Musa Isufi nga Teatri i Kumanovës.
Edhe Musa Isufi e përgëzoi publikun e mrekullueshëm sepse aktorëve ia kanë dhënë ngrohtësinë. Ai tha se çmimin ia dedikon gjithë kolegëve të shfaqjes “Mbledhja në Parlament”.
Roli kryesor mashkull i takoi aktorit nga Teatri “Metropol” Tiranë Alfred Trebicka. Ndërsa çmimi special u nda për Shfaqjen Trangullat nga Teatri “Dodona” Prishtinë.
Dhe çmimi regjia më e mirë, çmim ky që tani e tutje do të mbaj emrin e nismëtarit të këtij festivali Agron Borici, e fitoi regjisori Sulejman Rushiti nga Tetari i Kumanovës.
Dhe krejt në fund drejtori i SHK e shpalli të mbyllur edicionin e 11-të të Festivalit Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2014.
Drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë ka falënderoi publikun që gjatë të gjitha netëve i kanë përcjellë shfaqet e teatrove nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.