Osmani thotë se Serbia po bën spastrim të heshtur etnik në Luginë të Preshevës
Lokale

Osmani thotë se Serbia po bën spastrim të heshtur etnik në Luginë të Preshevës

12.May.2020 00:18
0

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, thotë se Kosova më nuk mund të heshtë përballë situatës së rëndë që po kalojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës, sidomos në Medvegjë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, të cilin e ka quajtur: “Spastrimi i heshtur etnik organizuar nga shteti serb në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc”, ka shkruar se si pasojë e shtypjes së vazhdueshme nga pushteti serb, në Medvegjë e Luginë të Preshevës në përgjithësi po ka gjithnjë e më pak shqiptarë.

“Rreth 60 kilometra në veri-lindje të Prishtinës, shtrihet komuna e Medvegjë. Kjo komunë, në regjistrimin e vitit 2011 numëronte 7.438 banorë. Tani, ndonëse pa statistika zyrtare, supozohet se në Medvegjë janë të regjistruar afërsisht vetëm 600 shqiptarë.

Ky reduktim sistematik i popullsisë shqiptare në Medvegjë nuk është i rastësishëm. Privimi nga edukimi e punësimi, cenimi i të drejtave në gjuhë e përfaqësim si dhe shtypja e vazhdueshme e regjimit serb kundrejt shqiptarëve në ato lokalitete ka ndikuar në dyndje të popullsisë shqiptare, për të kërkuar kushte më të mira për familjet e tyre”, ka shkruar ajo.

Osmani thotë se përgjatë viteve të fundit, Medvegja është vënë në shënjestër të politikës serbe, duke tentuar largimin përfundimtar të çdokujt që flet shqip në ato anë. Problem kyç mbetët pasivizimi i adresave të shqiptarëve.

“Gjatë vetëm katër viteve të fundit autoritetet serbe kanë fshirë mbi 4 mijë shqiptarë nga regjistri civil në komunën e Medvegjës. Përmes ‘pasivizimit të adresave’ të vendbanimit, shteti serb bënë largimin përfundimtar të shqiptarëve nga regjistri civil i Serbisë, duke ua pamundësuar marrjen e dokumenteve të reja, të drejtën e qasjes në shërbime mjekësore ose asistencë sociale e madje edhe largim nga lista e votuesve, që pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje.

Problemi tjetër në pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi është edhe fakti se për një veprim të tillë shteti serb nuk lëshon fare një vendim me shkrim që dëshmon se ju është pasivizuar adresa. Kjo informatë kumtohet vetëm gojarisht. Ky veprim nuk është i rastësishëm: ai synon t’i parandalojë qytetarët shqiptarë të ndërmarrin veprime ligjore kundër Serbisë për shkelje të të drejtave të tyre dhe diskriminim në baza etnike”, ka thënë ajo.

Sipas saj, kjo dukuri po ndodh edhe në Preshevë e Bujanoc dhe shton se Kosova nuk mund të heshtë më.

“Përkundër thirrjes së shpeshtë për ndihmë nga veprimtarët dhe aktivistët shqiptarë nga Medvegja, kërkesat e tyre mbeten të paadresuara. Republika e Kosovës nuk mund të heshtë më! Adresimi i çështjes së lirive dhe të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të bëhet në të gjitha instancat, brenda dhe jashtë vendit. Ky nuk është thjeshtë një problem i izoluar: veprimet e shtetit serb karshi shqiptarëve të Luginës ngërthejnë në vete shkelje fundamentale të të drejtave të njeriut. Një shtet që aktivisht angazhohet në spastrim etnik, edhe pse me metoda të ‘sofistikuara’ siç është pasivizimi i adresave, nuk e meriton anëtarësimin në BE”, ka shkruar e para e Kuvendit të Kosovës në Facebook.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/josa-osmani--.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration