OSBE i vazhdon mandatin për një vit përfaqësueses për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq
Lokale

OSBE i vazhdon mandatin për një vit përfaqësueses për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq

24.Mar.2016 13:35
0
Kryesuesi i OSBE-së, ministri gjerman i punëve të jashtme Franck-Walter Steinmeier ka përshëndetur vendimin e Këshillit të ministrave të OSBE-së që t'i vazhdojë mandatin për një vit përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e mediave Dunja Mijatoviq, ka njoftuar Nuns nga burimet e misionit të OSBE-së në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Titulli.com.

“Dunja Mijatoviq është mbështetëse e përkushtuar dhe e palodhshme e promovimit të mbrojtjes së lirisë së shprehurit dhe mediave të lira në rajonin e OSBE-së dhe jashtë tij”, ka thënë Steinmeier.

Ai ka theksuar që në këtë kohë të konflikteve dhe krizave, është shumë i rëndësishëm zëri i fortë dhe i pavarur, që respekton fortë principin e lirisë së mediave.

Mijatoviq ka marrë postin e përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e mediave në mars të vitit 2010 dhe është emëruar në mandat të ri trevjeçar në vitin 2013./Titulli.com/

Fatosat e KF "Tërnoci" zhvillojnë ndeshje miqësore në Leskoc
OVL nga Presheva kritikon degën e sajë në Bujanoc dhe Jonuz Musliun
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration