Lokale
Organizohet festival ndërkombëtar në Bujanoc
Qyteti i Bujanocit gjatë kësaj vere do të jetë nikoqir i festivalit ndërkombëtar të shoqërive kulturoro artistike nga disa vende të Ballkanit, do të fillon më 13 korrik dhe do të zgjasë deri më 15 korrik.
Festivali do të organizohet në qendër të qytetit, dhe të ftuar janë shoqërit e ndryshme artiske nga Bullgaria, Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria.
Naim Sadriu, kryetar i Shoqërisë Kulturoro Artistike “Zëri i Luginës”, dhe një nga organizatorët e festivalit deklaroi se për nderë të këtij organizimi janë ftuar këngëtar të estradës muzikore shqiptare Rabie Rika,Argton Dërvishi,dhe Dërvish Dërvishi.
Sipas tij festivalet e këtilla janë bërë tradicionale në vendin tonë dhe komuna do të ndihmojë financiarisht këtë organizim.
Gjatë këtij festivali do të prezantohen vlerat kulturore të shoqërive pjesëmarrëse, ndërsa nga Bujanoci do të performojnë shoqëritë shqiptare, serbe dhe rome./Zilihaje Selmani&Miranda Nevzadi/Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/zeri-i-lugines.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!