Organizata britanike do të përqëndrohen në Bujanoc
Dy organizata Britanike do të jenë aktive 2 vitet e ardhshme në komunën e Bujanocit të cilët nënshkruan memorandum mirëkuptimi.
Çështjet sociale por edhe ngirtja e kapaciteteve të të rinjëve dhe ndërmarrësisë në komunën e Bujanocit janë dy çështjet të cilat janë baza e nënshkrimit të memorandum-bashkëpunimit mes komunës së Bujanocit dhe dy organizatave Britanike "Peaceful Change Initiative dhe organizatës People in Need" që kanë zyret e tyre edhe në Beograd.
Sipas kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Arifit njëherit nënshkrues i këtij memorandum-bashkëpunimi ky projekt është mëse i mirëseardhur për Komunën e Bujanocit, sepse do të angazhohet drejtpërdrejt me rastet sociale, të rinjët dhe ndërmarrjet, veçanarisht në këtë periudhë pandemie kur këto shtresa janë më të prekurat.
"Fuqizimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë" është projekt i financuar nga qeveria britanike i cili do të zbatohet nga viti 2020 deri në gusht të vitit 2022. Ky projekt do të realizohet në tri komuna të Serbisë, në vendbanimet ku administrata komunale dhe shoqëria civile kanë dëshmuar angazhimin e tyre në përmirësimin e jetës së të gjithë banorëve dhe si rrjedhim do të përfitojnë nga një projekt të kësaj natyre", thuhet në njoftimin e komunës të publikuar në facebook.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i organizatës “Peaceful Change Initiative” Ian Bankroft theksoi se janë dy mënyra kryesore përmes të cilave do ti ndihmojmë qytetarët e komunës së Buajnocit, njëra është që përmes rasteve sociale të përmirësojmë gjendjen e këtyre familjeve sidomos pasojat që ka lënë Kovid 19.
Ndërsa e dyta është që përmes të rinjëve të organizojmë aktivitetet, të sjellim inovacione treja e sidomos të ndihmojmë në ndërmarrësi.
Projekti finansohet nga qeveria e Britanisë së Madhe, ndërsa në Sërbi janë të përfshirë vetëm tri komuna në mesin e të cilave dhe komuna e Buajnocit, ndërsa kohëzgjatja e projektit është 2 vite./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/4E22441-C3B5-4319-86B9-D0A4573F3FBB.jpeg): failed to open stream: No such file or directory