Lokale
Opozita “qetësohet”, përfundon mbledhja e Kuvendit
Seanca e dytë me radhë për këtë vit e Kuvendit Komunal të Bujanocit pas ndërprerjes së djeshme ka vazhduar punimet
Për dallim nga dita e djeshme sot në Kuvend ka mbretëruar kryesisht atmosferë e qetë. Para këshilltarëve të këtij organi legjislativë ishin 24 pika të rendit të ditës.
Shumica e pikave kishin të bënin me shqyrtimin dhe miratimin e raporteve të ndërmarrjeve publike ku për themelues është Kuvendi Komunal.
Paraprakisht këto raporte ishin miratuar nga këshillat drejtues të ndërmarrjeve publike si dhe nga Këshilli Komunal.
“Dita e sodit prej të djeshmes dallon shumë, kemi një kontrast. Deri sa dje jasht ishte shumë ftoht kurse brenda shumë nxehtë, sot ndodhi e kundërta, jasht ishte shumë nxehtë ndërsa brenda në Kuvend ishte ftohtë, që donë të thotë se ishte situatë normale, pra instalacionet dhe performanca zgjati vetëm një ditë. Sot puna e Kuvendit ra në binarë të vet, pra patëm ecuri normale të debateve dhe aprovim të pikave të parapara me rend të ditës”, tha pas seancës kryetari i Kuvendit, Hajredin Hyda, i cili njëherit nënvizoi se u aprovua edhe iniciativa për formimin e një komisioni nga të gjitha subjektet politike për shqyrtimin e propozim vendimit për ndryshimin e emërtimit të rrugëve dhe të shesheve në Komunë të Bujanocit, raporton TV Spektri.
Kuvendi Komunal i Bujanocit numëror 41 këshilltarë. Si rezultat i zgjedhjeve të 6 majit të vitit të kaluar subjektet politike shqiptare janë të përfaqësuara me 30 këshilltarë, kundrejtë 11 këshilltarë që përfaqësojnë subjektet politike dhe listat serbe./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/kuvendi-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!