Opozita, përveç qeverisjes lokale tani akuzon edhe mediat
Koalicioni opozitarë shqiptarë njofton se është unik dhe me rastin e fundit të mospjesëmarrjes në seancë rikonfirmon unitetin në veprime. Në këtë kumtesë që sot kanë lëshuar tre subjektet shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar njoftohet opinioni se janë të vendosur për veprim të përbashkët politikë, me qëllim stabilitetin në komunën e Bujanocit. Opozita kësaj here me kumtesën e vet është marrur më shumë me mediat, se sa me vetë qeverisjen lokale, të cilët që një kohë të gjatë nuk po mundet ta rrëzojë. Në mesin e të akuzuarve është edhe portali informativ i pavarur Titulli.com. Në këtë dokument, ky portal shqiptarë më i vizituar në Luginë dhe me lajme si të opozitës dhe të pozitës (që disa portale nuk i kanë) është etiketuar si shpifës, gjë e cila nuk është e vërtetë. S q a r i m : Portali i pavarur informativ Titulli.com nuk e ka në planë të merret me “shpifjet” e opozitës por edhe të pozitës, pasi që nga asnjëri nuk varemi, dhe se këtë rezultat të sodit e kemi mbërri me punën e sinqertë dhe besimin që na kanë dhënë lexuesit. "Koha" për gazetarët tanë është shumë e vlefshme dhe shfrytëzohet për të kryer shërbimin ndaj qytarëve, për informim të shpejt dhe të sakt, e asesi të merremi me shkruarjen e reagimeve dhe kundër reagimeve. Mirëpo, si opozita dhe pozita në Bujanoc e më gjerë në Luginë, duhet ta dijë se gjithçka që është në interes të publikut, portali ynë do ta përcjellë, qoftë ai edhe me anonimitet. Ne si redaksi shprehim keqardhje që as kryetarët e opozitës si dhe as ata të komunave Bujanoc dhe Preshevë nuk e kanë privilegjin që të redaktojnë lajmet e portalit të pavarur informativ Titulli.com, siç bëjnë me disa portale të tjera, dhe as që do ta kenë këtë privilegj në të ardhmen. ************************************************************************************************************************************************************************************************* Me rastin e mbajtjes së seancës së katërt të Kuvendit komunal në Bujanoc, përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve nga listat e PVD-së, LPD-së dhe UDSH-së, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, lëshojnë këtë:K U M T E S Ë
Përfaqësuesit e këtyre grupeve të këshilltarëve edhe me këtë rast dëshmuan unitet në veprim duke rikonfirmuar qëndrimin e mëhershëm për mospjesëmarrje në punën e Kuvendit. Me këtë rast, 18 këshilltarët shqiptarë njoftojnë opinionin publik se përkundër një fushate agresive që vjen me shpifje, manipulime, trillime, shantazhe dhe kërcënime në adresë të këshilltarëve të opozitës, jemi të vendosur për veprim të përbashkët politik, me qëllim stabiliteti në komunën e Bujanocit. Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së kërcënimeve, shantazheve, trillimeve të pushtetit aktual si dhe të militantëve të tyre politik ndaj këshilltarëve të opozitës dhe familjarëve të tyre. Një fushatë e këtillë e egër që po zhvillohet që nga konstituimi i këtij pushteti, ka për qëllim nxitjen e konfliktit ndërshqiptar në Bujanoc dhe destabilizimin e skajshëm të kësaj komune. Kësaj valle të pushtetit, mjerisht, po i prijnë disa mediume lokale në mesin e të cilëve prin RTV Bujanoci, medium që financohet nga tatimet e qytetarëve, dhe Ueb portal Titulli.com. Jemi të bindur që opinioni shqiptarë nuk bie pre e një fushate të këtillë agresive, që ka për qëllim nxitjen e më të keqes, dhe se bartësit e kësaj fushate, shumë shpejt do të demaskohen dhe përgjigjen publikisht për këto veprime nxitëse ndërshqipëtare. Partia për Veprim Demokratik Lëvizja e Progresit Demokratik Unioni Demokratik Shqiptarcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/pvd-lp-udsh.jpg): failed to open stream: No such file or directory