Opinion nga ambasadori grek: Ballkani, kutia (e re) e Pandorës dhe shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi?
Duke nisur me konfirmimin e integritetit territorial dhe unitetit të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, SHBA dhe Bashkimi Europian, si dhe shtetet e tjera në rajon, duhet të përjashtojnë çdo ndryshim të ri të kufijve, si dhe shkëmbimet e popullatave dhe territoreve.
Pavarësisht progresit të konsiderueshëm, rajoni i Ballkanit ndoshta nuk duket shumë ndryshe në periudhën post-pandemi nëse nuk zhvillohet një sens i vërtetë përgjegjshmërie politike. Politika është për të shërbyer, jo e kundërta. Nepotizmi dhe korrupsioni dëmtojnë veprimet pozitive dhe aspiratat legjitime të qytetarëve. Institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat janë të nevojshme si gjykata në pjesën më të madhe të Ballkanit, janë subjekt i influenca politike.
Aristoteli e thotë saktë në “Etikës Nikomaçeane”: Të vendosësh ndëshkime dhe dënime ndaj keqbërësve dhe dhuro nder për ata që veprojnë mirë”.
Procesi i shërimit të plagëve nuk ka përfunduar- nga Srebrenica deri te Batajnica dhe Reçaku. Ka akoma plane për ndarjen e Bosnje-Hercegovinës dhe shkëputjen e Republikës Srpska. Paralelisht, ka ide dhe bisedime pas dyerve të mbyllura për ndarjen e Kosovës (shkëputen e Mitrovicës së Veriut) për Serbinë dhe bashkimin e pjesës tjetër me Shqipërinë.
Ndryshimet e reja të kufijve dhe një eksod i detyruar i popullsive do të hapin kutinë e Pandorës me një efekt derdhjeje gjithandej. Historia e Ballkanit na tregon se ndryshimet e kufijve nisin me një fillim të caktuar, por vazhdojnë me një fund të paparashikueshëm.
Duke nisur me konfirmimin e integritetit territorial dhe unitetit të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, SHBA dhe Bashkimi Europian, si dhe shtetet e tjera në rajon, duhet të përjashtojnë çdo ndryshim të ri të kufijve, si dhe shkëmbimet e popullatave dhe territoreve.
Nga Aleksandros Mallias, ish-ambasador i Greqisë në SHBA, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri, si dhe autor i librit “Kufijtë-Revizionizmi”
Burimi: Ekathimerini
(d.v/dosja.al)
copy(/home/titulli/public_html/images/image/andora-box.jpg): failed to open stream: No such file or directory