Lokale
Operohet me sukses Muhamed Dermaku
Muhamed Dermaku, djaloshi i vogël nga Tërnoci i cili vuante nga sëmundja e syve, falë donatorëve, qytetarëve dhe bashkë atdhetarëve të cilët i ndihmuan, të martën i është nënshtruar operacionit, ndërsa operimi ka qenë i suksesshëm.
Muhamedi është operuar të martën mbrëma rreth orës 20h, në spitalin e syve “Europian” në Shkup, ndërsa ai ka operuar vetëm syrin e djathtë, dhe tani ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Babai i vogëlushit tre vjeçar Miljazim Dermaku, për Titullin ka thënë se është i kënaqur, ndërkaq ai falënderon të gjithë ata që e ndihmuan.
“Jam shumë i kënaqur, nuk di si ta përshkruaj me fjalë. I falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan, qytetarët, bashkë atdhetarët, kompanitë e ndryshme, Komunën e Bujanocit, gjithë ashtu edhe mediat”, thotë Dermaku.
Muhamedi të martën ora 20h i është nënshtruar operacionit, ndërsa ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë.
Vogëlushi pritet që nesër të lirohet nga spitali, ndërsa për operimin e dytë (syrin e majtë) ka mbetur që të vendoset javën që vjen./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/muhamedi-4.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!