Ombudsmeni i Kosovës vizitë në Bujanoc, Arifi kërkon zgjidhje për dokumentacion në Kosovë (foto)
Ombudspersoni i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj së bashku me bashkëpunëtorët e vet është mirëpritur sot nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Temë diskutimi ishin sfidat, të drejtat dhe çështjet që prekin shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe organizimi dhe funksionimi i shqiptarëve në administratën komunale.
Kryetari Arifi kërkoi nga avokati i popullit Qelaj që ta shfrytëzojë autoritetin e tij tek institucionet e Republikës së Kosovës për rregullimin e dokumentacioneve për qytetarët tanë që përkohësisht jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.
Tekst i publikuar në faqen e komunës së Bujanocit në Facebook.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/359E430-3E45-4EF5-B4C4-BF18A0638CBB.jpeg): failed to open stream: No such file or directory