OKB: Në Jug të Serbisë, 50-80% e banorëve të papunë
Lokale

OKB: Në Jug të Serbisë, 50-80% e banorëve të papunë

05.Apr.2013 08:47
0
Koordinatori i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Serbi, William Infante, ka deklaruar se, sipas statistikave, Jugu i Serbisë i ka 60% të të ardhurave kombëtare mesatare në Serbi, që do të thotë se rrogat e qytetarëve në këtë rajon janë për 50% më të vogla në krahasim me ato që i kanë pasur në vitin 1989. “Pyetem se si njerëzit këtu në përgjithësi mund të mbijetojnë. Kur flasim për stereotipe, i pari është se në Jugun e Serbisë janë më tepër se 50% të banorëve të papunë, ndërsa në disa komuna, kjo shifër është edhe 80%. Stereotipi i dytë është se ky rajon nuk ka infrastrukturë”, tha Infante në tribunën që u mbajt të enjten në Bujanoc me moton “Të gjithë jemi të njejtë”. Ai mëtutje ka theksuar se “vetëm 3% të mjeteve të tërësishme, që i ka marrë Serbia nga viti 2001 e deri në vitin 2012, janë shpenzuar në Jug të Serbisë, dhe se perspektiva e vetme e këtij rajoni është hapja e vendeve të reja të punës”. Në Komunën e Preshevës dhe Bujanocit që gjenden në Jugun e Serbisë (Luginë të Preshevës), shqiptarët janë popullatë shumicë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/william-infante.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bujanoci do të nënshkruaj marrëveshje me OEMVP
Në Medvegjë fillon të zbatohet dygjuhësia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration