Objektet e banimit dhe ndërtesa ndihmëse në rajonin e Bujanocit (Shtëpi të vjetra, oda, hambare, koshe)
Lokale

Objektet e banimit dhe ndërtesa ndihmëse në rajonin e Bujanocit (Shtëpi të vjetra, oda, hambare, koshe)

15.Jul.2014 10:51
0
Kim Mehmeti, në librin : Shkupi : (Ese historike), Shkup, Logos-A, 2011, shkruan : "Në fillim njeriu jetoi nëpër shpella që ia kishte bërë gati natyra.Ai ishte pjesë e natyrës dhe qenie që i nënshtrohej asaj si gjithë gjallesat tjera. Do të mbetet enigmë se çka e shtyu njeriun ta prishte atë "kontratë" me vendbanimin e tij të quajtur natyrë e që ushqehej nga bindje se ai atë duhet ta ndryshojë, duke u mashtruar se nuk i takon ai natyrës, por natyra i takon atij. Dhe, kështu filloi të ndërtojë kasollat e para, me çka fillon periudha historike e vetmisë njerëzore, apo e ndjenjës së tij për pamjaftueshmërinë nga ajo që ka dhe atë që është"¦ dhe gëzohen kur gjejnë një gur të vetëm të ndonjë kështjelle të lashtë, apo një enë prej lloçi, të pjekur në kohët kur njeriu posa kishte zbuluar magjinë e zjarrit, me çka edhe filloi ta ketë më ngrohtë aty ku banonte, por edhe ta djegë tokën, f. 107.

 

Shkruan : Xhemaledin SALIHU;

 

Njerëzit dolën nga shpellat dhe u futën nëpër shtëpitë e tyre atëherë kur numri i tyre u rrit aq shumë sa nuk ishin të bollshme për strehim shpellat, e numri i të cilave mbeti i njëjtë sin ë fillim kur u banuan nga dykëmbësh…Mbase kështu filloi historia e krijimit të lagjeve dhe vendbanimeve e që sot ka arritur përmasat që një qytet të ketë aq banorë sa dikur kanë kasur kontinente të tëra.”(f.108)…Pra, Historia e themeleve dhe mureve, rrëfen edhe për fazat e zhvillimit të vetëdijes njerëzore, e cila kalon nëpër periudha kur ai ka ndërtuar duke përdorur si materiale ndërtimi atë që ia ka ofruar natyra-gurë dhe drurë…”./f.108/
Pasi njerëzit ndërtuan shtëpitë e tyre, të cilat i ndërlidhen në lagje, e lagjet e veta i ndërthurën në tërësi që përbënin vendbanimet e tyre, ata edhe filluan të identifikohen nëpërmjet adresave ku jetonin”./f.110/
“Objekte nga më të vlefshmet që ka nj vendbanim janq ato që në muret e veta bartin peshën e sa më shumë shekujve dhe ngjarjeve. Nga gjithë objektet e ndërtuara dikur, e që mund t’i shohësh edhe sot mbi këtë tokë, mbase më të dukshme janë kështjellat dhe urat”./f.113/
“Pa dyshim se Shqiptarët nuk kanë ndërtuar vetëm ura, por edhe kështjella, madje ata edhe shtëpitë ku jetonin i ndërtonin në formë fortifikatash mbrojtëse të quajtura kulla, e ku gjallronin ëndrrat e tyre jetësore dhe shpesh ato ëndrra i mbronin me armë në dorë”./f.115/
“Sa i përket entuziazmit ndërtues, shqiptarët edhe sot kanë mbetur të njëjtë si paraardhësit e tyre: i besojnë vetëm pasurisë së shndërruar në mure. Edhe në Shkup e rrethinë, ata ndërtojnë shtëpi të mëdha e të larta, shtëpi që janë në proporcion me iluzionin se pamja e shtëpisë dhe luksi në to, janë përcaktuese për portretin njerëzor të pronarëve të tyre.”/f.116/
“Në ambientet e banimit vend të rëndësishëm nëpër shtëpi të vjetra zinte Dhoma e Mysafirëve…Dhoma në fjalë kishte mjaftë kolorit, por me begati ngjyrash dominonte shtroja e dyshemesë… Në vendin ku uleshin mysafirët shtrohej Jani, i cili në mënyrë tradicionale ishte pajë nusërie, i punuar me vegla dore nga fije të dendura leshi, në të cilën dominonte ngjyra e kuqe, pastaj ngjyra e gjelbër, e verdhë dhe ajo e zezë….Pjesa tjetër e dyshemesë mbulohej me qilim, po ashtu të punuar në dorë…. Mbi to vendoseshin shiltet e postaqitë. Nën këto shtroje vendoseshin hasrat dhe çergat që kishin rolin mbrojtës nga lagështia dhe humbjen e nxehëtësisë. Pasi që ndeja ishte e organizuar me pozitë të trupit ulur në dysheme për t’u mbështetur për muri nevojiteshin Jastëkët. Këta mbështilleshin me pëlhurë ose kadife të kuqe dhe sipër tyre vendosej Jagia e bardhë”, shkruan Burbuqe A. Agushi, në librin : Burbuqe A. Agushi, Presheva me rrethinë në zhvillimin arkitektonik urbanistik : (Monografi), Prishtinë, 2009, f.72,73. 
Në  Preshevës hasim edhe në ndërtesa ndihmëse: ahuri, plemja, hambari, koshi, koteci, mbistreha, kolibja e qenit, kuzhina verore, garazhi.


Shtëpi e vjetër e Raifit të Xadit të Xhelës në Breznicë të Epërme.
Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:0558566, me gjatësi gjeografike: 470964.7, në lartësi mbidetare: 610 m.


Koshi i familjes Hyseni i Mëhallës së Ajllovitëve në Breznicë të Epërme është i ndërtuar në vitin 1952.
Ai  gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:0559234,me gjatësi gjeografike: 470996.6, në lartësi mbidetare: 585


Shtëpi e vjetër e Ajet Jahiut në Ramabuçë, gjendet  në koordinatat me gjërësi gjeografike:0561117, me gjatësi gjeografike: 4711677, në lartësi mbidetare: 658 m.
 

Shtëpi e vjetër e Haxhi Xhavit Ramadanit në Muhoc, një etno shtëpi, me të gjtha ndërtesat ndihmëse.
Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:0562008, me gjatësi gjeografike: 471391.3, në lartësi mbidetare: 649 m.
 

Oda e Haxhi Xhavit Ramadanit në Muhoc, e cila gjendet në të njëjtat koordinata sikur shtëpia.
 

Sanduk i vjetër i miellit te shtëpia e Haxhi Xhavit Ramadanit në Muhoc. 


Hambar në shtëpinë e Haxhi Xhavit Ramadanit në Muhoc
 

Koshi në shtëpinë e Haxhi  Xhavit Ramadanit në Muhoc
 

Ballkoni i vjetër në shtëpinë e Haxhi Xhavit Ramadanit në Muhoc


Shtëpia e vjetër e Riza Shabanit në Dobrosin, sipas hulumtuesit nga Dobrosini, Halim Hasani, kjo shtëpi është e vjetër mbi 100 vjet.
Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0552331, me gjatësi gjeografike: 469989.4, në lartësi mbidetare: 627 m.
 

Shtëpi e vjetër e Vesel Hasanit në Verban, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0555491, me gjatësi gjeografike: 469586.9, në lartësi mbidetare: 615 m.
 

Koshi në shtëpinë e Vesel Hasanit në Verban.
 

Koshi i familjes ë Stojadin Stoilkoviqit në Osllarë. Ai gjendet në kordinatat me gjërësi gjeografike: 4226094, me gjatësi gjeografike: 2143608, në lartësi mbidetare: 376 m.
 

Porta në shtëpinë e Lubomir Stojanoviqit në Osllarë, e mbrojtur me ligj dhe në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4226083, me gjatësi gjeografike: 2143559, në lartësi mbidetare: 366 m.
 

Shtëpi e vjetër e Mile Stojmenoviq nga Novosella në korodinatat me gjërësi gjeografike:4222809, me gjatësi gjeografike: 2146439, në lartësi mbidetare: 657 m.
 

Hambar në shtëpinë e Branko Cvetkoviqit në Bozhinjec, sipas hulumtuesit Dragi janjiq, në koordinatat me gjërësi gjeografike:  4226023, me gjatësi gjeografike:  2145645, në lartësi mbidetare: 387 m.


Villa Jança në  Zhuzhelicë e Vesna dhe Millovan Mitroviqit, një etno shtëpi me shumë ndërtesa ndihmëse.Para kësaj shtëpi ekipi hulumtues i projektit u fotografua me pronarët e shtëpisë.
Ajo gjendet  në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4226530, me gjatësi gjeografike: 2147582, në lartësi gjeografike: 335 m.


Punëtori shtëpiake e Vesna Mitroviqit në Zhuzhelicë
 

Ndërtesa ndihmëse e Vesna dhe Millovan Mitroviqit.
 

Sanduku i miellit në shtëpinë e Vesna dhe Millovan Mitroviqit


Vjetërsi në shtëpinë e Vesna Mitroviqit
 

Punëtori e Farkatarisë në Bujanoc. 
Sipas Mome Markoviqit, mjek i vjetër është e vjetër më shumë se 200 vjet, përpara në kohën e Turqisë, ka shërbyer si Han në Bujanoc.
Punëtoria gjendet në koordinatat më gjërësi gjeografike: 4227644, e gjatësi gjeografike: 2146115, në lartësi mbidetare: 352 m.
 

Shtëpi e vjetër në Bujanoc, gjendet  në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4227644, me gjatësi gjeografike: 2146115, në lartësi mbidetare: 352 m.
 

Shtëpi e vjetër në Klenik, gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4223329, me gjatësi gjeografike: 2153325, në lartësi mbidetare: 427 m.
 

Shtëpi e vjetër në Jabllanicë, gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422010.5, me gjatësi gjeografike: 215438.2, në lartësi mbidetare: 452 m.
 

Shtëpi e vjetër në Llopardincë, me vjetërsi 150 vjet dhe në mbrojtje ligjore për vjetërsi. Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422941.7, me gjatësi gjeografike: 214635.5, në lartësimbidetare: 420 m.
 

Shtëpi e vjetër e Mustafë Hysenit në Nasalcë, gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422318.1, me gjatësi gjeografike: 214449.6, në lartësi mbidetare: 455 m.
Kjo shtëpi është ndërtuar më 1911.
 

Shtëpi e vjetër e Haxhi Alisë në Samolicë, tashti pronë e familjes Mustafa, e ndërtuar në mbarim të shekullit XIX.
Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422319.8, me gjatësi gjeografike: 214449.4, në lartësi mbidetare: 455 m.
 

Shtëpi e vjetër e Nebi Hajdarit në Negoc, e ndërtuar më 1913/14, gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422228, me gjatësi gjeografike: 214522.5, në lartësi mbidetare: 508 m.

 

Shtëpi e vjetër e Ismail Sadikut në Bresiq, e ndërtuar më 1878. Familja Sadiku kanë ardhur dhe janë muhaxhir nga Ostrogllava.
Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422734.5, me gjatësi gjeografike: 214129.6, në lartësi mbidetare: 360 m.


Përfundim

Shtëpia e vjetër në qendër të Bujanocit, karshi Gjykatës komunale, pas ndërtesës së banimit,
Etno-Shtëpia e Vesna dhe Millovan Mitroviqit në Zhuzhelicë, Etno-Shtëpia e Haxhi Xhavit Ramadanit në Muhoc dhe Shtëpia e Ismail Sadikut nuk janë në mbrojtje ligjore të shtit, andaj propozohen që të vehen në mbrojtje ligjore të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve kulturore ne Nish apo Komuna e Bujanocit të gjeje formë ligjore për t’i mbrojtur nga shkatërrimi i tyre natyral por edhe nga dora e njeriutPoashtu propozojmë që në kuadër të një nisme të përbashkët të Shoqatës për Trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, Shoqatës kulturore në Bujanoc dhe Shtëpisë projektuese në Bujanoc të hartohet një projekt për shtëpi-muze, ndërsa ndihmën financiare ta jep edhe komuna e Bujanocit. 
Shtëpia në Bujanoc, në Bresiq dhe ne Muhoc janë shumë të përshtatshme për shtëpi-muze.
Shtëpia projektuese e Arbër Sadikut është kah punon projektin në meremetimin e ndonjërës prej këtyre shtëpivë-muze.


REFERENCAT

1. Hadzi-Vasiljevic, Jovan, Juzna Stara Srbija, Presevska oblast, knj. II, Beograd, 1913
2. Kostic, Mihajlo, Presevska kotlina, drustvena-geografska studija, Vranjski glasnik, knj V, Vranje, 1969
3. Trifunoski, Jov. F. Moravica, Skopje, 1948 
4. Mehmeti, Kim, Shkupi : (Ese historike), Shkup, Logos-A, 2011
5. Agushi, Burbuqe A., Presheva me rrethinë në zhvillimin arkitektonik urbanistik : (Monografi), Preshevë,2012
6.Skender Rizaj : Kazaja e Preshovës 1896/97
7. Marija Kocic, Orijentalizacija materijalne kulture na Balkanu : Osmanski period XV-XIX vek, Bgd, 2010
8.Kadriu, Rexhep/Rexha i Lluçanit/, arkeolog amator, anëtar i Shoqatës së Numizmatikëve të Serbisë
9.Projekti i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore i Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë: “Trashëgimia e Bujanocit është edhe e jona” realizuar në vitin 2013/2014



copy(/home/titulli/public_html/images/image/koshi-%20xhema.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Sheshi i Bujanocit sonte i takoi myslimanëve (foto)
Vazhdojnë aktivitetet për muajin e Ramazanit nga QSA (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration