Në vendkalimin kufitar Tabanoc,  policia konfiskon 152 mijë euro qytetarit nga Presheva
Lokale

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, policia konfiskon 152 mijë euro qytetarit nga Presheva

18.Dec.2015 18:06
0
Në vendkalimin kufitar Tabanoc në dalje nga Maqedonia u ndalua automjeti i llojit Mercedes E220 me targa serbe, i drejtuar nga shtetas i Serbisë nga Presheva.

Më 16 dhjetor të vitit 2015, doganierët e Sektorit të punëve operacionale në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve me targa serbe në një bunker të bërë special zbuluan 152 mijë e 395 euro, bënë të ditur nga Drejtoria Doganore e Maqedonisë.

"Ditën, rreth orës 20:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc në dalje nga Republika e Maqedonisë u ndalua automjeti i llojit Mercedes E220 me targa serbe, i drejtuar nga shtetas i Serbisë nga Presheva. Gjatë kontrollit detajor të automjetit të pasagjerëve në pjesën e poshtme prapa targave të regjistrimit, u zbulua një bunker i bërë special nga i cili u nxorrën 152 mijë e 395 euro", shkruan në njoftimin në veb faqen e Drejtorisë Doganore të Maqedonisë.

Sipas kumtesës, "në përputhje me Ligjin për shkëmbim të jashtëm, personit i janë kthyer 10 mijë euro, shumë të cilën një jo-rezident mund lirisht ta nxjerrë jashtë vendit pa i paraqitur, ndërsa 142 mijë e 395 euro të mbetura janë konfiskuar përkohësisht dhe janë depozituara në Thesarin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë" dhe se kundër personit do të merren masat e duhura.

Integrimi i shqiptarëve në Serbi, qytetarët fajësojnë qeverinë dhe politikanët lokal (video)
PVD me projekt për shpëtimin e Luginës, zgjedhjet brenda partisë gati (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration