Në Kosovë Milutini, në Preshevë shkulet lapidari i UÇPMB-së (Foto & Video)
Para dy vitesh, pushteti serb, hoqi me dhunë, pllakën përkujtimore kushtuar të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të cilën e patën vendosur politikanët shqiptarë në Luginë të Preshevës, transmeton zeri.info.
Sot, pas dy vitesh pushteti serb, krejt lirshëm e vendosi bustin e Kralj Milutinit në mes të Kosovës, dhe nuk u pengua e as kritikua nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Isa Mustafa.
Të mërkurën kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, erdhi në Kosovë me gjysmën e kabinetit të tij, ndërsa u prit nga ministrat serbë të kabinetit të Mustafës.
Shkuan, por pas lanë një shenjë për të treguar që ishin këtu. Shpalosën bustin e Kralj Milutinit, mbreti të Serbisë gjatë periudhës 1282-1321.
I lindur në mesjetë, historia e përshkruan si mbret të ashpër, të pamëshirshëm që ka ushtruar autoritet të dhunshëm edhe në Kosovë e Maqedoni.
Milutin ka themeluar Kishën e Graqanicës, kurse djali i tij ka themeluar manastirin e Deçanit.
Ju kujtojmë se si u hoq lapidari i UÇPMB-së nga sheshi i Preshevës:
copy(/home/titulli/public_html/images/image/vuciq--gracanic-milutin-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory