Lokale
Nxënës, afati po skadon, rreth 300 kërkesa deri më tani
Trupi Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë edhe këtë vit do të sigurojë mjete për bursa, për mbi 200 nxënës të shkollave të mesme
Afati për dorëzimin e dokumenteve kalon të hënën, ndërsa sipas informacioneve të marra nga shërbimi i Trupit Koordinues deri më tani janë paraqitur rreth 300 kërkesa të nxënësve të shkollave të mesme.
“Ne edhe këtë vit nga buxheti kemi siguruar mjete për bursa deri në muajin dhjetor, mirëpo është e planifikuar që në buxhetin për vitin e ardhshëm të sigurohen mjete të nevojshme për vazhdimin e bursës deri në fund të këtij viti shkollo”, ka thënë Millica Rodiq, këshilltare e drejtorit të Trupit Koordinues Danijell Nenadiq, raporton Tanjug.
Edhe këtë vit bursat me një shume prej 6.000 dinarëve do ti fitojnë nxënësit e shkollave të mesme të cilët vitin e kaluar e kanë përfunduar më së paku me sukses të mirë dhe të cilët deri më sot nuk e kanë përsëritur asnjë vit.
Përveç kushteve themelore si nënshtetësia e Republikës së Serbisë dhe vendbanimi i përhershëm në njërën prej tri komunave të Luginës, bursat do ti fitojnë edhe nxënësit që vijnë nga familjet të rrezikuara nga varfëria.
Vitin e kaluar këto bursa i kanë marrë 233 nxënës, ndërsa Qeveria për këtë qëllim nga buxheti i saj ka ndarë 14 milion dinarë.
Të interesuarit për aplikim, dokumentacionin mund ta marrin në link, duke klikuar këtu, apo në ballinën e Titullit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/bursa-nxenesit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!