“Nuk kanë të drejtë ta përdorinë flamurin e Shqipërisë, por të pakicave”(video)
Lokale

“Nuk kanë të drejtë ta përdorinë flamurin e Shqipërisë, por të pakicave”(video)

02.Dec.2013 20:21
0
“Dëshirojm që sa më parë të vazhdojmë dialogun me shqiptarët nga jugu i Serbisë”, ka deklaruar sot Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. [caption id="attachment_56299" align="alignleft" width="300"]Kryetari i TK-se, Zoran Stankoviq Kryetari i TK-se, Zoran Stankoviq[/caption] Stankoviq, gjatë qëndrimit në TV B92, ka thënë se Qeveria e Serbisë në një afat sa më të shpejtë do t’i përgjigjet kushteve të parashtruara të përfaqësuesve shqiptar të Luginës për të vazhduar bisedimet. Liderët shqiptar të Preshevës dhe Bujanocit, thonë se dialogu nuk do të vazhdohet deri sa të përmbushen kërlesat e tyre, në mesin e të cilave bie edhe përdorimi i papengueshëm i gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar. “Thelbësore është se kushtëzimi askujt asgjë të mirë nuk i ka sjellë, kështu që nuk do t’i sjell as shqiptarëve. Qeveria e Serbisë dëshiron që të vazhdojë bisedimet dhe përmes bisedimeve të zgjidhim këto çështje”, ka thënë Stankoviq, transmeton Titulli. Rreth dhënies së të drejtës së përdorimit të flamurit Shqiptar, Stankoviq ka thënë se nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë flamurin e Shqipërisë, mirëpo gjithësesi kanë të drejtë që të shfrytëzojnë flamurin e pakicës kombëtare. “Ata munden ta shfrytëzojn flamurin e pakicës kombëtare ashtu cysh këtë çështje edhe e rregullojnë konventat ndërkombëtare, mirëpo ky flamur në ndonjë pjesë të saj duhet të dallojë nga flamuri i shtetit Shqiptar”, ka shtuar Stankoviq. Ai ka theksuar se shqiptarëve nga jugu i kanë propozuar që me ndihmën e ekspertëve nga Shqipëria dhe nga Fakulteti i Drejtësisë në Nish të pajtohen për pajmen e flamurit të pakicës kombëtare shqiptare. Stankoviq ka shtuar se në dialogun me përfaqësuesit e shqiptarëve gjithmonë marrin pjesë përfaqësuesit e OSBE-së, të cilët janë garantues të këtyre bisedimeve./Titulli.com/ http://youtu.be/i6JmZAT0U6Ecopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/Bujanoci-28-nentori.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Tre muaj kërkesë, Ministria nuk jep dritën jeshile për punësim
Tabanoc, policia gjen heroinën në kutinë e lëngjeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration