Lokale
Nuk është në Zvicër por në Breznicë! (foto)
Rruga e përfunduar e Breznicës po magjeps kalimtarët me pamjen që po ofron, në mes maleve të virgjëra të Malësisë së Bujanocit
Ata që nuk kanë pas mundësinë të vizitojnë Alpet zvicerane dhe bukuritë e saj, të paktën do të kenë mundësinë që përmes rrugës së Breznicës të vizitojnë Malësinë e Bujanocit, e cila për nga bukuria nuk ia lëshon rrugën disa vendeve turistike të rajonit.
Këtë tani ia mundëson rruga e sapo asfaltuar e Breznicës e cila në masë të madhe po shfrytëzohet nga qytetarë të komunës së Bujanocit.
[caption id="attachment_92516" align="aligncenter" width="640"] Agim Haliti, drejtor i Drejtoratit për Ndërtim, Bujanoc[/caption]
Këtë aks rrugor sot po e shfrytëzonte edhe drejtori i Drejtoratit për Ndërtim, Agim Haliti, i cili për lexuesit e portalit Titulli.com tha se ditëve në vijim kjo rrugë do të ketë të instaluar mbrojtësit anësor për siguri si dhe sinjalistikën rrugore vertikale e horizontale.
“Brenda këtij muaji të gjitha këto punë do të mbarojnë si nga punë kryesi “Saba Bellça” poashtu edhe nga Drejtorati për Ndërtim”, u shpreh me këtë rast Haliti.
Sipas tij, kjo rrugë tashmë përveç që po bashkon Malësinë me qendrën e saj Bujanocin, do të bashkojë shqiptarët e kësaj komune me shqiptarët matanë kufiri, sidomos në komunën e Dardanës ku qytetarët e komunës së Bujanocit kanë edhe lidhje farefisnore.
Haliti mëtej theksoi se premtimi u mbajt dhe rruga u bë para festës së Bajramit duke uruar me këtë rast besimtarët mysliman.
Një rrugë e tillë me një investim kapital prej 105 milionë dinarëve dhe me një natyrë që vetëm Krijuesi di të falë, kërkon edhe përkujdesjen e shfrytëzuesve.
Andaj, bëhet apel që qytetarët ta ruajnë rrugën duke mos e dëmtuar sidomos me transportimin e mallrave me pesha të rënda, ndërsa “Alpet e Breznicës” mos ti shëmtojnë me prerje të pyjeve e hedhje të mbeturinave./Titulli.com/
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
http://youtu.be/yfahOrUZOB0copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/Breznica-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!