Një tregtar “ra” në Bujanoc teksa shiste kokainë: Në kontrollin e shtëpisë së tij u gjet më shumë drogë
Prokuroria më e lartë publike në Vrajë ka urdhëruar ndalimin e B. E. nga Luçani afër Bujanocit për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paligjshme të drogave narkotike, transmeton Titulli.om.
Policia në Vrajë ka marrë vendim për ndalimin e B.E dhe ndaj tij brenda 48 orëve do të bëhet kallëzim penal për veprën penale të “prodhimit dhe vendosjes së paautorizuar të lëndëve narkotike në treg”, konfirmohet nga Prokuroria më e lartë publike në Vrajë.
I dyshuari B.E., rreth orës 21:30 të së hënës, në fshatin Luçan të Bujanocit, i ka shitur B.N. një pako me 3,64 gramë kokainë. nga Vranja, për të cilën i ka paguar 145 euro.
Nga kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Luçan u gjetën edhe 24,87 gramë kokainë dhe 4,40 gramë kanabis.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/okaine.jpg): failed to open stream: No such file or directory