Një tërmet e ka goditur Bujanocin, nuk janë lajmëruar dëme
Një tërmet e ka goditur mbrëmë Bujanocin, i regjistruar rreth orës 22:37, transmeton Titulli.com.
Siç bëhet e ditur në ueb faqen e Institutit Sizmologjik të Serbisë, tërmeti ka goditur mbrëmë Bujanocin, ku tërmeti me magnitudë 2.3 është matur në thellësi prej 2 kilometrash.
Sipas këtij njoftimi dje, gjatë ditës, tërmeti në disa raste ka goditur edhe Borin dhe tërmetet kanë qenë mesatarisht 2.2 ballë të shkallës Rihter.
Deri më tani nuk janë lajmëruar dëme të shkaktuara në komunën e Bujanocit./Titulli.com./
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ermet.jpg): failed to open stream: No such file or directory